Shumë prej këtyre yjeve mendohet se kanë pasur përmasa shumë më të mëdha se ata aktualë dhe kanë qenë qindra herë më të mëdhenj se Dielli, ndaj evolucioni i tyre qe shumë i shpejtë, çka bëri që ata të shpërthenin pas disa miliona vjetësh. Ndërkohë, yjet me përmasa më të vogla jetuan më tepër, disa miliarda vjet.
Yjet përbëjnë komponentët më të rëndësishëm të galaktikave, pavarësisht nga përmasat e tyre, dhe studimi i historisë së yjeve është fondamental për të kuptuar evolucionin e galaktikës.
Nga vëzhgimi i fenomenit të yjeve, astronomët arritën në përfundim se formimi i yjeve të rinj në univers ka qenë vazhdimisht në rënie gjatë 11 miliardë viteve të fundit, duke u bërë rreth 30 herë më i ulët se sa në kulmin e krijimit të tyre, që daton në epokën e largët.
“Një krizë e vërtetë kozmike. Nëse rënia vijon me të njëjtën shkallë, universi mund të pasurohet në të ardhmen me vetëm 5% të totalit të përgjithshëm të trupave që mbart aktualisht. Jetojmë në një univers të dominuar nga yjet e vjetër, gjysma e tyre kanë lindur gjatë periudhës së boom-it, i verifikuar 11-9 miliardë vite më parë”, – thonë studiuesit.