Universitetet ja sa duhet te shpenzosh per tu bere lider

Universitetet, ja sa duhet te shpenzosh per tu bere lider
Revista e famshme amerikane “Forbes” qe eshte e specializuar ne fushen ekonomike, sidomos ne ate te statistikave ka publikuar tarifat e universiteteve me te mire ne perendim. Dhe se cilat jane universitet qe te bejne lider ne fushen perkatese. Edhe per kete vit sipas revistes "Forbes", SHBA-ja mbetet vendi me i shtrenjte per t'u arsimuar. Jo vetem kaq, duket se edhe universitetet e stilit amerikan neper bote jane ata qe kryesojne listen e çmimeve marramendese.

Kriza

Me krizen ekonomike qe ka pushtuar te gjithe boten, po behet gjithnje e me e veshtire te studiosh ne universitetet me te mira. Kur behet fjale per formimin shkollor, çdo shpenzim ia vlen pasi eshte investim per te ardhmen, por duket se universitetet me te shtrenjta te botes qe ne te njejten kohe renditen edhe si me te mirat, tashme jane kthyer ne lluks per nje kategori te vogel njerezish qe mund te arrijne te paguajne aq shume. Renditja e universiteteve me te shtrenjta eshte bere duke llogaritur vetem tarifen mesimore, pra, nese shton aty akomodimin, ushqimin, transportin, librat e shume e shume shpenzime te tjera, tarifa sigurisht qe dyfishohet. Shume prej universiteteve ofrojne ndihme financiare per studentet. Gjithsesi, çmimet e studimeve po rriten, nderkohe qe ekonomia po peson gjithnje e me shume renie.

Universitetet

Ne vend te pare te listes qendron universiteti "George Washington" i ndjekur nga "Sarah Lawrence". Vetem persa i perket tarifes vjetore mesimore, universiteti "George Washington" mbetet me i shtrenjti. Sidoqofte, universiteti eshte nje nder shkollat me bujare te vendit persa i perket asistences financiare. Ndihma financiare qe mund te marre nje nxenes eshte deri ne 22 mije dollare. Nderkohe, vetem ne nje vit universiteti, "Sarah Lawrence" kaloi nga vendi i peste ne liste, ne te dytin. Kjo per shkak te nje rritjeje prej 5.9 perqind te tarifave. Duke perfshire planin per vakte te detyrueshme te studenteve, kostoja totale shkon ne 53,150 dollare dhe kjo eshte vetem tarifa mesimore. Per sa i perket tarifes mesimore dhe taksave "Kenyon" renditet nder shkollat me te shtrenjta ne vend. Por nderkohe qe shuma totale me gjithe sherbimet e perfshira arrin ne rreth 46 mije dollare, shkolla pretendon se rreth 70 perqind e studenteve marrin nje ndihme financiare qe eshte rreth 24 perqind e shumes. Ne faqen e internetit te universitetit "Vassar" thuhet: "S'eshte nevoja te jeni te pasur per te ndjekur universitetin "Vassar". Por ne fakt, po te marresh parasysh tarifen e shkolles, duket pak e veshtire. Pa perfshire akomodimin, tarifa vjetore eshte 40,210 dollare, nderkohe qe 55 perqind e studenteve marrin ndihme financiare. "Bucnkell" eshte ne vendin e peste te listes se universiteteve me te shtrenjta. Bashke me akomodimin e studenteve ne universitet tarifa arrin ne 48, 380 dollare. Ndersa, vetem tarifa vjetore arrin ne 39, 652 dollare. Sipas universitetit, 62 perqind e studenteve marrin nje forme te ndihmes financiare.

Harvardi dhe Yale

Ne liste ndodhet dhe universiteti elitar i cilesuar si nje nder me te miret ne bote. Per shkak te emrit te tij, universiteti "Harvard" terheq te rinjte me te talentuar dhe te veçante nga e gjithe bota. Ai perveç se eshte ne krye te universiteteve me te mira te botes, eshte dhe nder me te shtrenjtet. Ne liste eshte llogaritur vetem tarifa e studimit, ndersa ne total bashke me strehimin arrin deri ne 50 mije dollare. "Harvard" pasohet nga nje tjeter universitet qe ka thuajse te njejten fame e emer, ai i "Yale". Ashtu si "Harvard" edhe "Yale" eshte nje prej universiteteve me te mira ne bote e gjithashtu dhe nder me te shtrenjtet. Ai njihet si nje institucion arsimor shume prestigjoz dhe aty jane arsimuar shume prej presidenteve amerikane dhe nje sere figurash publike shteterore. Me nje tarife rreth 33 mije dollare ne vit universiteti "Franklin" meriton te jete ne listen e shkollave me te shtrenjta ne bote. Kostoja e jeteses i shton dhe 10 mije dollare te tjera tarifes vjetore. Pavaresisht se eshte ne Zvicer, ne universitet studiojne shume studente amerikane. Me pas vjen Kolegji Imperial i Londres, i cili njihet si nje prej universiteteve me te shtrenjte ne bote, sidomos per studentet nderkombetare. Kjo per arsye se tarifa vjetore mbulon vetem mesimin ne universitet, nderkohe qe jetesa ne kryeqytetin anglez arrin deri ne 12 mije dollare ne vit. Universiteti i Singaporit nuk arriti dot t'i shpetonte renditjes ne 20 universitetet me te mira ne bote dhe te studiosh aty nuk eshte dhe aq lire. Por, nje aspekt pozitiv eshte se pavaresisht tarifes se larte te shkolles, kostoja e jeteses ne Singapor nuk eshte aq e larte sa ne vendet e tjera te listes dhe ky eshte nje lehtesim shume i madh per studentet nderkombetare.

Te jesh super-milioner

Me sa duket, qe te studiosh ne universitetet me te mira duhet te jesh patjeter super-milioner dhe ketu qendron ironia. Megjithate, per studentet qe nuk kane te ardhura shume te mira ekonomike dhe qe kane probleme serioze ne pagesen e tarifave mesimore te universiteteve private, sidomos per ata qe nuk bejne pjese ne grupin elitar te studenteve, ka gjithmone vend per to ne universitetet me te mira publike. Keto universitete kane arritur te zhvillojne nje plan ndihme sociale ekonomike mjaft te mire dhe u sherbejne miliona studenteve çdo vit. Ne fund te fundit jo te gjithe gjenite kane dale nga universitetet me te shtrenjta dhe me famshme.

Harvardi

Ne liste ndodhet dhe universiteti elitar i cilesuar si nje nder me te miret ne bote. Per shkak te emrit te tij, universiteti "Harvard" terheq te rinjte me te talentuar dhe te veçante nga e gjithe bota. Ai perveç se eshte ne krye te universiteteve me te mira te botes, eshte dhe nder me te shtrenjtet. Ne liste eshte llogaritur vetem tarifa e studimit, ndersa ne total bashke me strehimin arrin deri ne 50 mije dollare.

Yale

"Harvard" pasohet nga nje tjeter universitet qe ka thuajse te njejten fame e emer, ai i "Yale". Ashtu si "Harvard" edhe "Yale" eshte nje prej universiteteve me te mira ne bote e gjithashtu dhe nder me te shtrenjtet. Ai njihet si nje institucion arsimor shume prestigjoz dhe aty jane arsimuar shume prej presidenteve amerikane dhe nje sere figurash publike shteterore.

Universiteti numer nje

Ne vend te pare te listes qendron universiteti "George Washington" i ndjekur nga "Sarah Lawrence". Vetem persa i perket tarifes vjetore mesimore, universiteti "George Washington" mbetet me i shtrenjti. Sidoqofte, universiteti eshte nje nder shkollat me bujare te vendit persa i perket asistences financiare. Ndihma financiare qe mund te marre nje nxenes eshte deri ne 22 mije dollare.


1. Universiteti "George Washington". Tarifa vjetore: 40,437 dollare

2. Universiteti "Sarah Lawrence", Nju Jork. Tarifa vjetore: 40,350 dollare

3. Universiteti "Kenyon College", Ohajo. Tarifa vjetore: 40, 240 mije dollare

4. Universiteti "Vassar College", Nju Jork. Tarifa vjetore: 40, 210 dollare

5. Universiteti "Bucknell" Pensilvani. Tarifa vjetore: 39, 652 dollare

6. Universiteti "Harvard", Masaccusets. Tarifa vjetore: 36,173 dollare

7. Universiteti "Yale", Konektikat. Tarifa vjetore: 35 mije dollare

8. Universiteti "Franklin College", Lugano, Zvicer. Tarifa vjetore: 33,100 dollare

9. Universiteti Amerikan i Parisit. Tarifa vjetore: 32,600 dollare

10. Kolegji Imperial i Londres. Tarifa vjetore: 27,800 dollare

11. Universiteti Kombetar i Singaporit. Tarifa vjetore: 24 mije dollare

12. Universiteti i Melburnit. Tarifa vjetore: 20,200 dollare

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama