Për regjistrimin paraprak, kandidati duhet të paraqitet personalisht pranë sekretarive mësimore dhe të dorëzojë dosjen individuale me dokumentet origjinale të mëposhtme: Diplomë e Maturës Shtetërore, së bashku me listën e notave. Për maturantët, që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2011, Dëftesë Pjekurie (në mungesë të origjinalit, vërtetim me listë notash me fotografi ose dokument me fotografi i lëshuar nga Arkivi i Shtetit me notat përkatëse të nënshkruara nga drejtori i shkollës dhe nga drejtori i Drejtorisë Arsimore Rajonale/Zyrës Arsimore); Dokument identifikimi (letërnjoftim ID, pasaportë) dhe fotokopje të tij. Në dosje mbahet vetëm fotokopja e dokumentit të identifikimit; Dy fotografi; Mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1550 lekësh, paguar për llogari të universitetit, në një nga bankat e nivelit të dytë.