Universitetet qe prodhojne miliardere

Universitetet qe prodhojne miliardere

Ku diplomohen ata që më vonë bëhen njerëzit më të pasur? Një renditje e universiteteve britanike sipas financave të alumnistave të tyre, ku dallojnë emrat e Soros dhe Rothschild. Universitetet e rëndësishme të Britanisë konkurrojnë njëri-tjetrin për vendet në renditjen sipas cilësisë akademike. Por një renditje e re krahason institucionet arsimore në numrin e të diplomuarve pasanikë që kanë nxjerrë.

Mbështetur në studimin e agjencisë Wealth-X, Oxford-i numëron  401 individë “ultra high net worth” (me vlerë neto shumë të lartë) mes alumnistave të saj dhe të gjithë bashkë pasuria e tyre ka një vlerë neto $ 51miliardë (33miliardë £). Çdo person ka një vlerë mesatare neto 127 milionë $. Person i vlerës neto ultra të lartë klasifikohet ai që ka një pasuri neto të paktën 30 milionë USD pasi janë llogaritur aksionet në kompani publike dhe private, pronat e patundshme dhe investimet, koleksionet e artit, mjetet ajrore të transportit, para cash dhe asete të tjera. Mbi dy të tretat e alumnistave më të pasur të Oxford-it janë milionerë që e kanë bërë vetë pasurinë, ndërsa  14 për qind i kanë të trashëguara paratë.  Vetëm 6 për qind të alumnistave të pasur të Oxford-it janë gra.

Megjithëse Cambridge ka një numër më të vogël të diplomuarish shumë të pasur-361- vlera mesatare e pasurisë së tyre është më e lartë 258 milionë $ dhe vlera e tyre neto është pothuaj dyfishi  93miliardë $.

Renditja

10 universitetet me numrin më të madh të miliarderëve

1. Universiteti Oxford

Numri i alumnistave super të pasur: 401

Pasuria mesatare e tyre: 127 milionë $

Alumnisti me pasuri më të madhe: financieri Nat Rothschild

2. Universiteti Cambridge

Numri i alumnistave super të pasur: 361

Pasuria mesatare e tyre: 258milionë $

Më i pasuri: Konti Sainsbury

3. London School of Economics

Numri i alumnistave super të pasur: 273

Pasuria mesatare e tyre: 129milionë $

Më i pasuri: Investitori George Soros

4. Imperial College London

Numri i alumnistave super të pasur: 127

Pasuria mesatare e tyre: 130 milionë $

Më i pasuri : Themeluesi i Lenovo-s Danny Lui

5. London Business School

Numri i alumnistave super të pasur: 99

Pasuria mesatare e tyre: 45 milionë $

Më i pasuri : Bashkëthemeluesi i PËC Edwin Waterhouse

6. Universiteti i Manchester-it

Numri i alumnistave super të pasur: 102

Pasuria mesatare e tyre: 34milionë $

Më i pasuri: Joseph Stiglitz, drejtor i institutit për varfërinë në Universitetin e Manchester-it.

7. University College London (UCL)

Numri i alumnistave super të pasur: 99

Pasuria mesatare e tyre: 45 milionë $

Më i pasuri : Bashkëthemeluesi i PWC Edwin Waterhouse

8. Universiteti i Nottingham

Numri i alumnistave me pasuri neto ultra-të lartë (UHNW): 92

Mesatarja e pasurisë së tyre: 34 milionë $

Më i pasuri: Drejtori i Timpson John Timpson

9. Universiteti i Edinburgh-ut

Numri i alumnistave me pasuri neto ultra-të lartë (UHNW): 80

Mesatarja e pasurisë së tyre: 80 milionë $

Më i pasuri: agjent shitjeje veprash arti Jay Jopling

10. Universiteti i Birmingham-it

Numri i alumnistave me pasuri neto ultra-të lartë (UHNW): 68

Mesatarja e pasurisë së tyre: 106 milionë $

Më i pasuri: CEO Manchester United David Gill

Fushat e studimeve që ua bëjnë më të lehtë punësimin të diplomuarve është mjekësia dhe stomatologjia, ndërkohë nga 12 degë, menaxhimi i bizneseve është i 12-ti.

Degët e frytshme të studimeve

Cilat janë fushat që u japin studentëve më shumë mundësi punësimi? Britanikët kanë renditjen e tyre, që nuk ngjan fare me përshtypjen që lënë njoftimet për vende pune te ne.

Vrulli i madh që po merr teknologjia e informacionit e ka bërë atë ndër degët me rritjen më të shpejtë në treg. Një nga arsyet që shtyn studentët ta zgjedhin është pikërisht perspektiva për të gjetur një vend pune. Dhe në të vërtetë, po të lexosh njoftimet për shtyp, specialistët e IT-së, programuesit e specialistë të fushës janë shumë shpesh të kërkuar. Siç kanë qenë para pak vitesh administratorët e biznesit. Ndërkohë, menaxhimi i biznesit në Angli është vetëm në vendin e dymbëdhjetë të renditjes së fushave të studimit, të cilat i çojnë të diplomuarit direkt në tregun e punës, ku shkencat kompjuterike nuk kanë hyrë. Është një anketim zyrtar i bërë me të diplomuar të të gjitha fushave, që ka matur përqindjen e punësimit të tyre brenda gjashtë muajsh nga përfundimi i shkollës brenda Britanisë dhe jashtë saj. Më poshtë jepet renditja e fushave me më shumë të punësuar pas diplomimit në vitin akademik 2011-12.

Mjekësi dhe Stomatologji

99.4 për qind e gjithë studentëve që diplomohen për mjekësi apo stomatologji gjejnë punë ose vazhdojnë studime të mëtejshme brenda gjashtë muajsh pas diplomimit. 92 për qind e tyre kanë nisur punë menjëherë në Britani.

Relativisht pak nga doktorët e rinj kanë gjetur punë në Australi: vetëm 15 nga 7,095 të diplomuar që i janë përgjigjur anketës punonin jashtë, po aq sa ishin të papunë.

2. Arsimi

Në Britani ka nevojë për mësues, cilido qoftë mendimi për reformat e bëra– 92.6 për qind e gjithë atyre që kanë dalë nga universiteti me një diplomë që ka të bëjë me arsimin kanë gjetur punë ose kanë nisur studimet e thelluara menjëherë.

Afërsisht 15 për qind ishin në studime me kohë të pjesshme ose të plotë dhe vetëm 1 për qind punonin jashtë shtetit.

3. Shkencat veterinare

E trajtuar si një fushë e ndarë nga mjekësia dhe stomatologjia këtë vit, shkencat veterinare përsëri mbajnë dhe vetëm një vend në pod me 91.9 për qind të studentëve që kanë gjetur rrugën e tyre menjëherë. Në të vërtetë, në termat e punësimit aj renditet e dyta me

85 për qind të të diplomuarve që gjejnë punë menjëherë në Britani dhe 3 për qind që gjejnë punë jashtë.

4. Fusha që kanë të bëjnë me mjekësinë

Kjo kategori e gjerë përfshin diplomat në shkenca të afërta si neurologjia (e ndarë nga mjekësia dhe kjo). Në gjithë sektorin një 91.8 për qind mbresëlënëse kishin gjetur shumë shpejt punë.

5. Drejtësia

Nëse ka ndonjë zgjedhje dege që është parë gjithmonë dhe në Angli si pothuaj siguri e një pune të mirëpaguar, ajo ka qenë drejtësia. Kjo gjë duket e vërtetë sot më shumë sesa kurdo me 88.6 për qind të të diplomuarve të vitit të kaluar akademik që kanë gjetur punë ose një nivel më të lartë studimi, dhe pse duhet përmendur që afërsisht gjysma e tyre kanë vazhduar studimet dhe jo punën.

6. Biologjia

Të studiosh shkenca biologjike nuk do të thotë vetëm të ndjekësh elefantët në savana. Pothuajse 87.1 për qind e të diplomuarve kanë nisur punë ose studimet e një niveli të avancuar, në një kohë që bioteknologjia dhe industri të tjera që kanë të bëjnë me të po lulëzojnë.

7 Shkenca matematike

Matematicienët janë qartësisht të kërkuar– 86.5 për qind kanë gjetur punë ose kanë vazhduar studimet e mëtejshme brenda gjashtë muajsh nga diplomimi I vitit 2011/12. Analistët shpresojnë që aftësitë e tyre të ndihmojnë për punë më të mira sesa rritja e normave të interesit.

8. Gjuhët e huaja

Sado që britanikët urrejnë ta pranojnë, aftësia për të folur një gjuhë tjetër është një cilësitë shumë të kërkuara në tregun  e punës sot dhe 86 për qind e të diplomuarve që kanë gjetur punë pas vitit akademik 2011/12 e provojnë këtë.

9. Inxhinieria

Specialistët kudo kanë bërë parashikime për rritjen e punëve “STEM” (Shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë) dhe me ç’duket nuk kanë gabuar. Të diplomuarit për Inxhinieri kanë pasur sukses vitin e kaluar në tregu me 85.4 për qind që kanë gjetur punë ose një vend në auditorët e studimeve të thelluara brenda gjashtë muajsh.

10. Studimet historike dhe filozofike

Ndoshta është një vend surprizë në top-10 prania e të diplomuarve në këtë fushë, 85.4 për qind e të cilëve kanë gjetur punë shumë shpejt. Megjithatë, është më poshtë sesa 9 për qind e vitit të kaluar, një epokë e artë për historianët, me sa duket.

Megjithatë, ata ende kalojnë studentët e fushave të cilat nuk janë futur në listë, si Fizikë dhe Shkenca Kompjuterike.

11. Arkitektura, ndërtimi dhe planifikimi

Qielli i Londrës sipas një kolumnisti ka parë shumë ndryshime afatshkurtra.  Ky është një lajm i mirë për studentët e arkitekturës – 85.2 për qind e të cilëve kanë pasur sukses të menjëhershëm pas përfundimit të studimeve.

12. Studime biznesi dhe administrative

Me ç’duket nuk duhet të jesh nga ata të shkëlqyerit për të pasur një karrierë si ekonomist, për 85 për qind e të diplomuarve një diplomë biznesi ka mjaftuar.

Është më shumë befasuese po të mendosh që është dega me më shumë të diplomuar me 19 800 të të diplomuarve të vitit të kaluar që kanë gjetur punë brenda gjashtë muajsh.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama