Rektor i UT, Dhori Kule, rimerr mandatin me 66% të votave.
Shpallen emrat e fituesve për drejtuesit e rinj në universitetet e Tiranës. Rezultatet janë shpallur edhe nga një pjesë e universiteteve të rretheve. Ata do ta mbajnë mandatin për katër vitet e ardhshme. Universiteti i Tiranës, ku ishte dhe gara me e fortë mes kandidatëve, do të ketë sërish në krye rektorin aktual Dhori Kule. Ai ka rezultuar fitues me rreth 66% të votave. Kule garonte përballë Mimoza Hafizit, pedagoge në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Në Universitetin Politeknik, Jorgaq Kaçani ka marrë 90.9%. Ai nuk ka pasur përballë asnjë kandidaturë tjetër. Po kështu edhe në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Fatos Harizaj ka marrë rreth 90% të votave. Ai ka konkurruar për mandatin e tij të dytë. Petrit Malaj do të jetë sërish në krye të Universitetit të Arteve edhe për katër vitet në vijim. I vetmi universitet në Tiranë, i cili nuk ishte pjesë e procesit zgjedhor, është Universiteti i Sporteve. Gara u pezullua pas ankesës në gjykatë të rektorit aktual. Në padinë e tij, Vesel Rizvanolli ka si objekt “mohimin e së drejtës për t’u zgjedhur”, çka sipas tij, i ishte mohuar. Zgjedhjet në Universitetin e Sporteve pritet të bëhen pasi gjykata të shpallë vendimin.
Dekanët e fakulteteve
Fakulteti i Mjekësisë ishte gjatë gjithë këtyre zgjedhjeve në qendër të vëmendjes. I vetmi me katër kandidatë në garë, tashmë ka drejtuesin e tij të ri. Bajram Hysa, aktualisht kancelar i Fakultetit, arriti të marrë rreth 52% të votave. Pjesa tjetër është ndarë mes tre i kandidatëve të tjerë. Pëllumb Pipero mori 22.9% të votave. Arben Baboçi 17.3% të votave dhe Genc Sulçebe 7.4% të votave. Me një rezultat të ngushtë votash te Fakulteti Ekonomik rezulton fitues Sulo Hadëri. Ka qenë i vetmi fakultet ku votat e studentëve kanë bërë diferencën mes tij dhe kandidatit tjetër, Andri Goxhaj. Fitorja është siguruar me një rezultat mjaft të ngushtë, ku diferenca është rreth 2% në favor të kandidatit Sulo Hadëri. Ndërsa në fakultetet e tjera, shumica e kandidatëve kanë rezultuar fitues që në fillim, pasi kanë qenë të vetëm në garën për dekanë.
Theodhori Karaj u shpall fitues në Fakultetin e Shkencave Sociale me rreth 92% të votave. Altin Thegani do të drejtojë Fakultetin e Drejtësisë për katër vitet në vijim me 94% të votave. Shezai Rrokaj ka marrë gjithashtu mandatin e dytë me 95% të votave. Te Fakulteti i Gjuhëve të Huaja është zgjedhur fituese sërish Klodeta Dibra, me rreth 65% të votave. Gjithashtu edhe te Infermieria do të drejtojë sërish dekani aktual, Petrit Bare, i cili u shpall fitues me 90% të votave.
Zgjedhjet në universitete këtë vit u dhanë mundësi shumë prej konkurrentëve të merrnin mandatin e dytë. Kjo pasi vetëm pak kohë përpara tyre, ligjit për arsimin e lartë iu bë ndryshimi, i cili më parë nuk lejonte që në postet drejtuese të kandidonin për një mandat të tjetër.
Drejtuesit e rinj ne Tirane
1-Fakulteti Ekonomik
Dekani i ri
Sulo Hadëri 51.2%
Andri Goxhaj 49.8%
Departamenti i
Menaxhimit
Shyqyri Llaci
Departamenti i Financës
Edlira Luci
Departamenti i Informatikës Ekonomike
Kozeta Bylykbashi
Departamenti i Marketingut
Vjollca Hysi
Departamenti i Kontabilitetit
Sotiraq Dhamo
Departamenti i Ekonomiksit
Albana Harshova
2-Fakulteti i Mjekësisë
Bajram Hysa 52%
Përllumb Pipero 22.9%
Arben Baboci 17%
Genc Sulçebe 7.4%
Departamenti i mjekut të familjes:
Polikron Pulluqi
Departamenti i Shëndetit Publik
Genc Burazeri
Departamenti i Morfologjisë
Elsa Kone
Departamenti i Farmacisë
Besnik Juca
Departamenti i Lëndëve Biomjekësore
Luljeta Çakëri
3-Fakulteti i Shkencave Sociale
Dekani i ri
Theodhori Karaj 92%
4-Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Dekani i ri
Mynyr Koni 60%
Ilirjan Malollari 40%
5-Fakulteti i Infermierisë Dekani i ri
Petrit Bare 90%
6-Fakulteti i Drejtësisë Dekani i ri
Altin Thegani 94%
Departamenti i së Drejtës Penale
Skënder Kaçupi
Departamenti i së Drejtës Publike
Evis Alimehmenti
Departamenti i së Drejtës Civile
Kudret Çela
7-Fakulteti i Histori–Filologjisë
Dekani i ri
Shezai Rrokaj 95%
Departamenti i Gazetarisë dhe i Komunikimit
Artan Fuga
Departamenti i
Gjuhësisë
Aljuala Jubani
Departamenti i
Historisë
Ilira Sulo (Çaushi)
Departamenti i Letërsisë
Dhurata Shehri
8-Fakulteti i Gjuhëve
të Huaja
Dakani i ri
Klodeta Dibra 69.9
Viktor Ristani 29.1
Departamenti i Gjuhës angleze
Elida Tabaku
Departamenti i Gjuhës gjermane
Brikena Kadzadej
Departamenti i Gjuhës italiane
Artur Sula
Departamenti i Gjuhës frënge
Esmeralda Kromidha
Departamenti i Gjuhës spanjolle
Anastasi Prodani
Departamenti i Gjuhëve sllavo-ballkanike
Sofia Delijorgji
Universiteti Politeknik:
Rektor :
Jorgaq Kaçani 90.09%
Dekanët e rinj
Fakulteti i Inxh. mekanike
Andronaq Londo 97%
Fakulteti i teknologjisë së informacionit
Rozeri Miho 70%
Inxhinieri e ndërtimit
Andrea Maliqari 92%
Fakulteti i Gjeologji –miniera
Përparim Hoxha 54%
Fakulteti i inxhinerise Matematike-Fizike
Shpëtim Shehu 90%
Universiteti Bujqësor
Rektor
Fatos Harizaj 90%
Dekanë
Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit
Ardian Maçi
Fakulteti i ekonomisë dhe agrobiznesit
Bahri Musabelliu
Fakulteti i Veterinarisë
Dhimtër Rapti
Incidenti
Por procesi i numërimit të votave nuk ka kaluar pa incidente. Një i tillë është raportuar në Universitetin e Arteve, ku për disa orë është bllokuar numërimi si pasojë e formulës që është përdorur, nga e cila ka dalë një shifër me presje dhjetore, në bazë të së cilës nuk shpallej dot emri i dekanit për Fakultetin e Muzikës. Megjithatë, me ndërhyrjen e KQZI dhe Ministrisë së Arsimit, gjithçka është zgjidhur dhe fitues ka rezultuar Sokol Shupo.