Universiteti Fan Noli Korce- Basha uron studentet dhe pedagoget per vitin e ri akademik

basha-TIRANË, 12 Tetor /ATSH- I. Vata/ -Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentë dhe pedagogë të Universitetit "Fan Noli" të Korçës, si dhe u ka uruar vititn e ri akademik të gjithë studentëve dhe pedagogëve për një vit të mbarë dhe të suksesshëm.

Kryetari i Partisë Demokratike, Basha, bën të ditur në statusin e tij Facebook, se "Sot pata kënaqësinë të bashkëbisedoj me studentë dhe pedagogë të Universitetit "Fan Noli" të Korçës. Ndërsa dëgjova shqetësimet e tyre për ligjin për Arsimin e Lartë, për tarifat e larta të universiteteve, për pamundësinë e qindra të rinjve për të vijuar studimet e larta, i garantova se unë dhe Partia Demokratike nuk heqim dorë nga dëgjimi i zërit të studentëve dhe pedagogeve dhe reflektimit të zërit të tyre në ligjin e Arsimit të Lartë, sepse kjo është një kauzë jetike për vendin. Nuk mund të pranojmë që të shkojmë me hapa mbrapa në këtë drejtim, që shteti të paguajë më pak dhe ju të paguani më shumë, e prapë se prapë ju të keni më pak të drejta dhe shteti të kontrollojë gjithçka".

"Në programin tonë qeverisës parashikojmë rritje të financimit për universitetit, ulje të tarifave për studentët dhe krijimin e aksesit për çdo të ri që kërkon dhe dëshiron të studiojë", u shpreh Basha. /a.ke/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama