Ura dhe brigje

Ne jemi si dy brigje te nje lumi,
perjete perballe, perjete te ndare,
naten ndertojme ne endrra nje ure,
diten mbetemi te huaj si me pare.

Ne jemi si dy brigje te nje lumi,
(Fat te rende paskan, e dashur, brigjet!)
Ne endrra qajme e qeshin bashke,
diten te flas, ti s'me pergjigjesh.

Dhe ne mos me pafsh nje dite ne vendin tim,
perballe teje ne mos me pafsh nje nate,
mos u beso fjaleve qe thone te kam harruar,
besome mua: jam shnderruar ne Rozafe.

Nje ure te ngre te lidhen brigjet,
me dite e mia, me endrrat do ta mbaj,
te vij te mbeshtes koken mbi supin tend
dhe te hesht, te qesh, te qaj.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama