Për të qenë të ri konsumoni zarzavate jeshile, si brokoli, barishte, spinaq, cikore. Këto bimë e kanë ngjyrën falë prezencës së klorofilit, tepër i vlefshëm për organizimin tonë. Ky element jo vetëm që ka vlera anti-anemike, por edhe dizinfekton epidermën dhe neutralizon ekuilibrin e florës bakteriale.
Kolesteroli mundet duke konsumuar fruta të thata ngjyrë bezhë dhe kafe. Ato janë të pasura me proteina, vitamina, kripëra minerale. Frutat e thata ndihmojnë që niveli i kolesterolit të keq në gjak të ulet, reduktojne rrezikun e kardio-patisë dhe kontrollojne presionin e gjakut. Mjafton të konsumoni 5 racione në javë nga 20-30 gramë lajthi, arra ose bajame për të marrë dozën e saktë të potasiumit, fosforit, hekurit, kalciumit dhe vitaminës E, me efekt anti-oksidues.
Më shumë energji me agrumet; janë të pasura me ujë, acid citrik, kripëra minerale; vitaminë C dhe antioksidues natyralë, shumë të efektshem për të parandaluar virozat e stinës. Po ashtu agrumet forcojnë sistemin imunitar dhe mbrojtjen natyrale të organizmit.
Kapilarë më të fortë me fruta të kuqe. Boronica, manaferra e luleshtrydhja përvec se janë shumë të shijshme dhe të përdorshme në kuzhinë, janë burim fibrash, vitaminash dhe kripëra natyrale që kontribuojnë në mbrojtjen dhe forcimin e kapilarëve të gjakut. Po ashtu mbrojnë shikimin, ndihmojnë në parandalimit e sëmundjeve kardio-vaskulare dhe falë prezencës së polifenolëve, mbrojnë nga sulmi i radikalëve të lirë dhe plakjes së qelizave.