Ushqimet ja cfare zgjat rinine tone

Ushqimet, ja cfare zgjat rinine tone
Të gjithë duan që të kenë një rini sa më të gjatë. Por si mund ta arrijnë këtë? Janë disa ushqime të cilat e mundësojnë një gjë të tillë. Ja disa prej tyre:

Çokollata e zezë

Kakao përmban procianidinen B2 e cila mbron qelizat e trurit nga inflamacioni ndërsa me këtë parandalon edhe prodhimin e kimikateve të cilat lirohen në lëkurë dhe krijojnë inflamacione. Çokollata e zezë ka shumë përparësi shëndetësore, ndërsa roli i saj për të mbajtur rininë e gjatë është vetëm një nga ato.

Salmoni

Salmoni  dhe peshqit e tjerë  nga ujërat e ftohta janë të pasur me acide yndyrore omega 3, por edhe me antioksidantë që i ndihmojnë lëkurës që të jetë e re për një kohë të gjatë. Salmoni është edhe burim i shkëlqyer proteinash që i duhen trupit që në mënyrë të suksesshme të ripërtërihet ndër vite.

Vaji i kokosit

Shumë ekspertë rekomandojnë konsumimin e vajit të kokosit, i cili përmban yndyra të ngopura dhe që forcon muret qelizore. Përveç kësaj, vaji i kokosit përmirëson punën e metabolizmit. Por, kujdes, sepse me vajin e kokosit nuk duhet të teprohet.

Boronicat

Edhe këto pemë janë të pasura me antioskidantë dhe përmbajnë antocianinën e cila ua jep ngjyrën e kaltër. Këto antioksidantë përmirësojnë lidhjet në mes neuroneve, përforcojnë lirimin e dopaminës dhe mbrojnë trurin nga plakja.

Çajrat

Përvec  antioksidantëve, çajrat ndikojnë në shëndet. Çajrat po ashtu përshpejtojnë metabolizmin, ndërsa efekt të dobishëm kanë edhe në shëndetin e lëkures.

Avokado

Yndyrat e shëndetshme që gjenden në këtë pemë i kontribuojnë disponimit më të mirë, ndërsa forcojnë edhe libidon. Avokado është e pasur edhe me acide folike që janë përgjegjëse për rritjen e energjisë në trup.

Kërpudhat

Lloje të ndryshme të kërpudhave i sjellin trupit dobi të ndryshme. Për shembull,  kërpudhat shiitake forcojnë imunitetin, shpejtojnë metabolizmin dhe forcojnë mëlçinë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama