Portokalli
Një studim gjerman psiko-farmaceutik ka zbuluar se vitamina C redukton stresin, ndihmon në normalizimin e presionit të gjakut dhe nivelet e kortizolit pas një situate stresuese. Veç të tjerash, dihet që vitamina C ndihmon edhe në forcimin e sistemit imunitar.
Patatet e ëmbla
Ndihmojnë jashtëzakonisht në uljen e nivelit të stresit, sepse plotësojnë menjëherë urgjencën e karbohidrateve dhe sheqernave që kemi zakonisht në momente të mëdha stresi. Po ashtu patatet e ëmbla janë të pasura me betakaroten, vitamina të tjera dhe fibra që ndihmojnë organizmin t’i shpërbëjë karbohidratet në mënyrë të ngadaltë dhe të vazhdueshme.
Kajsia
Kajsitë janë të pasura me magnez, një element i fortë kundër stresit dhe një qetësues natyror muskulor.
Bajamet, mistikat dhe arrat
Bajamet janë të pasura me vitaminat B dhe E që ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar, ndërkohë që arrat kontribuojnë në uljen e presionit të gjakut.
Gjeli i detit
Përmban një aminoacid të quajtur “L-triptofan”, i cili nxit lëshimin e serotoninës, një element kimik që garanton gjithashtu mirëqenien psikike. Për këtë arsye, njerëzit që konsumojnë shumë mishin e gjelit të detit ndihen shpesh të relaksuar ose të lodhur pas një dreke apo darke. Jo më kot është kthyer edhe në simbolin e vitit të ri. Është vërtetuar se aminoacidi “L-triptofan” ka efekte qetësuese.
Spinaqi
Mungesa e magnezit në trup mund të shkaktojë migrenë, dhembje koke dhe një gjendje lodhjeje. Një pjatë spinaq mund ta zëvendësojë deri në 40 për qind mungesën e përditshme të magnezit.
Salmoni
Deri para pak vitesh nuk dihej asgjë për ekzistencën e tyre. Tani për fat të mirë, omega-3 (një kategori acidesh yndyrore që i përkasin edhe omega 6), falë studimeve të reja dhe lindjes së një shkence specifike (lipidomika) janë konsideruar të pazëvendësueshme për funksionimin korrekt të organizmit njerëzor. Efektet kryesore lidhen veçanërisht me mbrojtjen e zemrës dhe sistemin e qarkullimit të gjakut, siç tregoi edhe një studim i kryer mbi një grup eskimezësh që ushqehej kryesisht me salmon.
Një dietë e pasur me omega-3 (element i pranishëm te salmoni dhe peshqit në përgjithësi) e mbron organizmin kundër shqetësimeve të zemrës. Një studim i kryer nga “Diabetes & Metabolism” ka zbuluar se omega-3 përmban, kontribuon dhe kontrollon nivelet e kortizolit dhe adrenalinës.
Avokado
Yndyrat dhe kaliumi që përmban kjo frutë (frutat e gjelbra të Karaibeve përmbajnë më shumë vitamina dhe janë më të shijshme se bananet), ndihmojnë për të mbajtur ulur presionin e gjakut. Instituti amerikan kombëtar për zemrën, mushkëritë dhe gjakun (National Heart, Lung, and Blood Institute) ka deklaruar se të konsumosh një masë të caktuar kaliumi është mënyra më e mirë për të mbajtur nën kontroll presionin e gjakut.
Brokoli, lakra dhe bizele
Zarzavatet me ngjyrë jeshile të errët janë burim i padiskutueshëm dhe i çmuar vitaminash, ndaj është shumë e rëndësishme ta ushqejmë organizmin kur është nën presion.
Duke qenë se vetëm ushqimi nuk mjafton në reduktimin e tij, mund të bëni në mënyrë konstante edhe aktivitet fizik, të pini lëngje frutash të freskëta në mëngjes, të konsumoni ashtu siç duhet vaktet, por pa e tepruar, gjatë gjithë ditës (duhen ngrënë në rregull të pesta vaktet). Duke ndjekur këto rregulla ju ndihmoni që niveli i sheqerit në gjak të mbetet konstant, sepse kur ulet niveli glicemik. energjitë mendore, psikike dhe emocionale janë të prirura të zvogëlohen, duke i lënë rrugë të lirë stresit.