Ushqimet me shume yndyre ulin fertilitetin te meshkujt

Ushqimet me shume yndyre ulin fertilitetin te meshkujt
Fertiliteti mashkullor mund të rrezikohet nga ushqimi jo i mirë. Ushqimet e tipit fast food, të cilat janë të ngopura me yndyrna, mund të shkaktojnë uljen e numrit të spermatozoideve. Ndërkohë, kundërpërgjigja për këtë do të ishte konsumimi i ushqimeve të pasura me acidet yndyrore Omega 3. Këto janë rezultatet e një studimi të kryer nga Harvard Medicak School në Boston, e cila ka testuar meshkujt që u ishin drejtuar klinikave të specializuara për probleme të fertilitetit. Studimi, rezultatet e të cilit pritet të testohen në mënyrë më të thelluar, është përqendruar në krahasimin e kampioneve të spermës me mënyrën e të ushqyerit. Rezultatet kanë qenë të pritshme: numër më i vogël spermatozoidësh tek individët me probleme peshe dhe dieta ushqimore të pasura me yndyrna. 

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama