Ushqimet me te rrezikshme per shendetin tone

Ushqimet me te rrezikshme per shendetin tone
Jo të  gjitha ushqimet janë të mira për organizmin. Ja disa nga ushqimet që nuk i bëjnë mirë organizmit tonë:

Peshku ton- Peshku ton i konservuar është një nga ushqimet më të preferuara të konsumit të shpejtë. Toni është bërë shumë shpejt peshku më i konsumuar në botë. Por, ai ka dhe reputacionin më të keq. Studiuesit kanë paralajmëruar se konsumi i tepërt i tij mund të ndikojë në sëmundjet kardiovaskulare dhe sistemin nervor, për shkak të nivelit të lartë të mërkurit që gjendet tek ai. Peshku ton është një prej shkaqeve më të rëndësishme në vdekjet nga alergjitë. E për shkaqe të pashpjegueshme ky fenomen po rritet gjithnjë e më shumë. Veçanërisht, numri i alergjive nga kikirikët është rritur tek fëmijët.

Kafja- Përveç mundësisë së rritjes së ritmit të rrahjeve të zemrës, kafja shkakton një sërë problemeshtë tjera që nga mungesa e gjumit e deri tek ngjyrosja e dhëmbëve. Kafja mund të duket si produkti i nevojshëm për konsum ditor, por në fakt ajo konsiderohet në listën e dhjetë ushqimeve më të dëmshme për njerëzit në mbarë botën.

Gjethet jeshile- Gjethet jeshile, përfshi këtu spinaqin, sallatën dhe lakrën janë përfshirë në ushqimet më të rrezikshme të vitit 2009. Sipas studimeve, ushqimet e kësaj kategorie kanë shkaktuar 363 sëmundje vitin e kaluar; 240 prej këtyre të lidhura me ushqimin në restorante. Pjesa më e madhe e problemeve që shkaktojnë vjen nga kapja me duar të palara e tyre.

Hot dogs- Sipas një studimi të ri, hot-dogët përbëjnë kërcënim dhe për fëmijët sepse mund t’u mbeten në fyt ndaj ato duhet të shoqërohen me tabela paralajmëruese. Rreth 17 përqind e rasteve të asfiksisë së shkaktuara nga ushqimet tek fëmijët nën dhjetë vjeç shkaktohen nga hot-dogët. Ndaj ata konsiderohen si një prej dhjetë ushqimeve më të rrezikshme të vitit.

Acke- Në Xhamajkë fruta e ackes është një lloj bekimi i dyfishtë. Ajo njihet si fruti kombëtar i Xhamajkës dhe nëse hahet menjëherë mund të shkaktojë atë që quhet sëmundja xhamajkane e të vjellave dhe mund të çojë në koma ose vdekje. Ky frut përmban një lloj helmi, i cili duhet evituar me kujdes kur fruti piqet plotësisht dhe më pas acke shërbehet me merluc. Një pjatë e tillë kushton rreth 200 dollarë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama