Studimet tregojnë se njerëzit në depresion dhe ata obezë janë dyfishuar në dekadën e fundit në SHBA dhe sipas ekspertëve, përgjegjës për këtë mund të jetë dieta e varfër amerikane. Gjithashtu, sipas tyre, një dietë dobësimi që eliminon kaloritë dhe yndyrrnat e tepërta është i destinuar të dështojë, nëse nuk shtohen përbërës si magnesium, vitamin B12 apo produkte të tjera, në gjendje që të përmirësojnë humorin. Duke qenë se marrja e produkteve të tillë mund të ketë efekte anësorë, një dietë me të vërtetë e efektshme do të ishte ajo që do të përfshinte mishin dhe disa yndyrrna, duke kufizuar kaloritë.
”Përqendrimi në një dietë pa kalori, dështon shumë shpejt tek shumica e njerëzve. Dietat më rezultative janë ato që përfshijnë vaj ulli, drithëra, perime dhe mbi të gjitha mish”.