Një litër alkool 60 gradë ose raki e fortë rrushi hidhet në 100 gramë kalendule.Kjo masë hidhet në një shishe, e cila mbyllet mirë dhe lihet në një vend të ngrohtë, por që të mos e zërë dielli. Pas 10 ditësh kjo masë kullohet. Merren 50 deri në 60 pika nga kjo përzierje dhe hidhen në 200 mililitra ujë. Ky lëng pihet nga pak gjatë gjithë ditës. Gjatë kohës që përdoret kjo kurë rekomandohet dhe ngrënia e tre karotave çdo ditë.Gjithashtu, mund të përdoren rrënjët e bimës, të cilat pasi të thahen, duhet të bluhen dhe pluhuri i përftuar hidhet në një gotë me lëng frutash ose çaj. Kura me pluhurin e brokulës përdoret 3 herë në ditë. Po për këtë qëllim përdoret edhe bima e Aloe Verës. Lëngu i nxjerrë nga kjo bimë përzihet me mjaltë.
Ky mjekim ka dhënë efekte të përkryera në përmirësimin e të sëmurëve. Spinaqi është një nga ushqimet më të rëndësishme në luftën kundër kancerit, si dhe të sëmundjeve të tjera të rënda.Të sëmurët, që vuajnë nga sëmundja e kancerit, duhet të hanë spinaq me oriz dhe vaj ulliri, duke i shtuar dhe lëng limoni. Prandaj, për parandalimin e kancerit ky ushqim duhet të konsumohet sa më shpesh. Edhe kokë-lakra është vërtetuar se ka dhënë efekte pozitive në parandalimin e kancerit. Përqendrimi i lartë i indolit te lakra bën që sëmundja të mos përparojë më tej.Një studim i kryer nga shkencëtarë amerikanë ka treguar se te personat që konsumonin më tepër lakër, të paktën 2 deri 3 herë në javë, zhvillimi i sëmundjes ka qenë më i ngadaltë se te ata që nuk e përdorin këtë ushqim. Edhe salca e domates ka dhënë rezultate mjaft të mira në sëmundjen e kancerit.
Konsumimi i shpeshtë i salcës e frenon atë deri në një farë mase. Të sëmurëve me kancer, mjeku u këshillon të pinë sa më tepër qumësht.Qumështi në përbërje të tij ka vitaminën D, armikun numër një ndaj kësaj sëmundjeje. Studimet kanë treguar se njerëzit që konsumojnë çdo ditë qumësht kanë më pak mundësi për t’u prekur nga kanceri. Gjithashtu, të sëmurëve me kancer, mjeku ju këshillon konsumimin sa më të shpeshtë të frutave dhe perimeve në veçanti të frutave, që mbështillen me lëkurë të trashë si portokalli, limoni, shega.
Ushqimet për diarrenë
Diarreja nuk është një sëmundje, por një simptomë. Ajo shoqërohet me dhimbje barku. Dhimbjet dhe spazmat e barkut kanë dhe mjekimin e tyre popullor.Për diarre flitet kur heqja e barkut është më e shpeshtë se tri herë në ditë. Ndërsa kur ajo zgjat deri në disa ditë, flitet për diarre akute; nëse ajo zgjat me tepër se kaq, kemi të bëjmë me diarre kronike. Shpesh shoqërohet me të vjella.Shkaku më i shpeshtë i kësaj sëmundjeje janë gabimet kualitative dhe kuantitative në ushqim. Zverdhja e hershme ose kalimi në ushqim të përzier mund të jetë shkaku për vjellje dhe diarre. Në disa raste diarreja, e shoqëruar dhe me përzierje, vjen si rezultat i alergjisë ndaj qumështit të lopës.Njerëzit që preken nga diarreja kanë etje të madhe, letargji dhe plogështi, sy të gropuara e pa lot, buzë të thata, zbehje në fytyrë dhe këputje të trupit. Shoqërohet me dhimbje barku dhe prerje të oreksit. Kjo zgjat për një periudhë më shumë se dy javë nëse nuk kurohet.
Lëngu i frutave
Në mjekësinë popullore lëngu i frutave ka dhënë rezultate të mira për të ndaluar diarrenë. Për përgatitjen e këtij lëngu nevojiten 150-200 gramë fruta, të cilat duhen zierë me 250 ml verë. Nga lëngu i përftuar pihet nga një filxhan kafeje e ngrohtë.
Karota
Karota është perime i pazëvendësueshëm për shëndetin e njeriut. Kjo perime këshillohet të konsumohet për të frenuar diarrenë. Ajo rregullon tretjen në lukth, duke aktivizuar qelizat parietale të tij, e njëkohësisht rrit peristaltikën e zorrëve, por ndërkohë është shumë efikase te diarreja.
Mendra dhe kamomili
Një kurë tjetër popullore është dhe ajo e përgatitur nga 50 gramë mendër dhe 50 gramë kamomil, të cilat përzihen së bashku. Nga përzierja merren tri lugë gjelle dhe vendosen në 500 ml ujë të valuar. Mbyllen për dy orë dhe pihen. Para buke nuk duhet të ëmbëlsohen, ndërsa pas buke duhet ta ëmbëlsoni çajin.
Hudhra
Për dhimbjet e barkut dhe spazmat, kur duket se janë të forta, përdoren 3-4 thelpinj hudhre të shtypura imët, që vendosen më pas në 100 ml raki të forte rrushi. Kjo mase pihet disa herë kur ndiejmë dhimbjet, derisa ato të ndalen. Ata që janë prekur nga diarreja dhe që pranojnë ushqim solid duhet të hanë banane, pilaf, drithëra të ziera, mollë dhe mish të zier.
Frutat e bimët
Në mjekësinë popullore hurmat kanë gjetur përdorim të mirë kundër anemisë, te sëmundjet e aparatit tretës, të cilat shoqërohen me diarre (jashtëqitje e shpeshtë). Me mjaft sukses përdoret te sëmundjet e mëlçisë, zemrës, syrit dhe sistemit nervor.