Ushqimi i paket mban trurin te ri

Ushqimi i paket mban trurin te ri
Një disiplinë e mirë në të ushqyer nuk i bën mirë vetëm formës trupore dhe zemrës. Sipas një studimi të Universitetit Katolik në Romë, të hash më pak i bën mirë edhe trurit, duke parandaluar plakjen e tij. Pra, sekreti i një jete të gjatë e të shëndetshme ndodhet tek mënyra korrekte e të ushqyerit.

Studiuesit e Universitetit Katolik në Romë kanë zbuluar një molekulë, të cilën e kanë emërtuar Creb1. Sipas tyre, ajo mbron neuronet nga procesi i plakjes. Kjo molekulë aktivizohet vetëm nga dietat me kalorazh të ulët. Për të përfituar nga avantazhet që garanton Creb1, studiuesit rekomandojnë të hiqet dorë nga të paktën 30 për qind e kalorive që përmban ushqimi në pjatë, d.m.th. një e treta e kalorive të këshilluara si normale në bazë të aktivitetit që kryen çdonjëri prej nesh. Me fjalë të tjera, kush duhet të konsumojë 2000 kalori në ditë, duhet të heqë dorë nga 600 të tilla. Truri do t’ia dijë për nder. Por tashmë shkencëtarët shohin nga e ardhmja. Objektivi mbetet gjetja e një ilaçi që do të aktivizonte molekulën Creb1, pa sakrificën e dietës.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama