Ushqimi me i rrezikshem ne bote

Ushqimi me i rrezikshem ne bote

Të gjithë ndonjëherë duan të provojnë ushqime të rrezikshme, por të provosh ‘fugu’ është vërtetë kulmi i guximit. Kushdo që do të provojë këtë ushqim duhet të mendohet mirë, pas një vakti mund edhe të humbi jetën. Ky ushqim vjen nga peshku i fryrë që japonezët e quajnë ‘derri i lumit’. Ky lloj peshku ka një shije të mrekullueshme, por niveli i substancës tetrodotoksin nuk është edhe aq i këndshëm për organizmin tonë.

 

Mëlçia e peshkut nga bëhet ky gatim, që është dhe pjesa me nivelin më të lartë të substancës helmuese, është e ndaluar që nga 1984 në Japoni. Rrezikshmëria e ‘fugut’ është aq e madhe sa ky ushqim ndalohet kategorikisht me ligjet përkatëse në Evropë, ndërkohë në Japoni dhe SHBA ka rregulla të përcaktuara qartë për gatimin e tij. Për të gatuar një ‘fugu’ duhet një kuzhinier profesionist që mbi të gjitha të mbajë përgjegjësi për çdo miligram gatim që del nga duart e tij, e sidomos nga ky lloj mishi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama