Edhe nëse e ka ndryshuar ngjyrën apo është kristalizuar, mjalti është shumë i përdoruar, sepse vetitë antibiotike e ruajnë nga prishja, gati pa kufi. Freskia mund t’i mbahet nëse e ruani në vend të ftohtë, ndërsa do të “rikthehet në jetë” nëse ngrohet në mikrovalë. Dhe uthulla e alkoolit mundet përgjithmonë të shërbejë për sallata, marinade, pastrim…
Vetëm duhet të mbyllet fort dhe shishja të lihet në një qoshe të ftohtë dhe të errët. Ekstrakti i pastër i vaniljes po ashtu është jetëgjatë nëse ruhet në shishe të mbyllur fort në një vend të ftohtë dhe të errët, si edhe shurupi i panjës.
E paprishur edhe nëse hapet
Sido që të jetë, orizi është i paprishur edhe pasi që ta hapni. Përjashtim bën orizi i kaftë, të cilin është mirë ta ruani në frigorifer, në një enë të mbyllur hermetikisht, sepse përmban më shumë vaj.
Rezistent ndaj baktereve pavarësisht llojit
I bardhë, i kaftë apo në pluhur – sheqeri nuk mund të prishet, sepse në të nuk mund të zhvillohen bakteret. Sfida është që ta ruani atë nga ngurtësimi, ndërsa receta për të është ta ruani në enë të mbyllur hermetikisht. Nëse është bërë gurë , “kthejeni në jetë” në mikrovalë.
Konservansi natyral në gurë apo nga deti
Kripa e gurit apo e detit nuk i humb veçoritë e veta. E rëndësishme është vetëm që atë ta ruani në vend të ftohtë apo të thatë. Përveç kësaj, kripa mund të shërbejë për ruajtjen e ushqimeve të tjera si konservans ideal.
Gjithmonë përmirëson salcat, kremrat dhe ëmbëlsirat
Afati pakufi i kohëzgjatjes vlen edhe për nishestenë, përbërësi i cili shpesh mungon kur dëshirohet të trashet gjella. Për të qëndruar i përkryer, duhet të ruhet në vend të ftohtë dhe të thatë dhe të mbyllet mirë pas çdo përdorimi.