Ushtria shqiptare zbarkon ne Presheve

Ushtria shqiptare 'zbarkon' ne Presheve

Baza ushtarake “Jug” në Bujanoc në qershor do të jetë mikëpritësja e një stërvitje ushtarake ku marrin pjesë dhe forca ndërkombëtare, përfshire këtu edhe ushtrinë amerikanë shqiptare të udhëhequra nga trupat e NATO-s, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.  Në bazën ushtarake të ushtrisë serbe, në kufi mes Serbisë dhe Kosovës, nën patronazhin e NATO-s muajin e ardhshëm do të mbahet stërvitje multiushtarake ku do të marrin pjesë edhe pjesëtarë të ushtrisë amerikane, Shqipërisë por edhe nga disa vende tjerta, kryesisht nga Ballkani si nga Sllovenia, Kroacia, Maqedonisa, Rumanisë dhe Azerbajxhanit.  “Në kuadër të përgatitjeve për stërvitjen ushtarake kam marrë informacione rreth planeve, në mënyrë që të informohen të gjithë qytetarët e komunës sonë, që kështu të shmangim çfarëdo keqkuptimesh”, ka sqaruar kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.  Në këtë manovër, krahas ushtarëve nga rajoni, do të marrin pjesë edhe 75 marinsa dhe pesë oficerë të Gardës Kombëtare Ohio të ShBA-së. Baza ushtarake “Jug” e konsideruar nga shqiptarët e Luginës si nje provokim dhe kërcënim kundër tyre, por edhe kundër Kosovës është ndërtuar menjëherë pas luftës pa pëlqimin e popullatës shumice shqiptare ne këtë rajon, ku dikur gjendeshin bazat ushtarake të forcave të UÇPBM-së të cilat luftonin forcat armike serbe në vitin 2001.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama