Ushtrime per shpine derisa jeni ne pune

Ushtrime per shpine derisa jeni ne pune
Qëndrimi i gjatë ulur në një ditë të lodhshme pune, mund të ketë efekte negative në trupin tuaj, prandaj lind nevoja për të shkarkuar gjithë lodhjen dhe stresin e akumuluar. Për të përfituar një ditë të mirë, merruni me veten për një çerek ore të shkurtër dhe bëni disa ushtrime relaksuese. Këto ushtrime nuk ju lodhin, përkundrazi ju bëjnë të ndiheni më të fuqishëm e më aktive.

Largojeni karrigen nga tavolina e punës.

Uluni në skajin e përparmë të karriges, sforcojini prapanicën dhe muskujt e barkut. Ngrijeni kafazin e kraharorit dhe sa më shumë drejtojeni shpinën.

Vendoseni dorën e majtë në shpinë. Me të djathtën kapeni ijën e majtë dhe tërhiqeni supin e djathtë sa më majtas. Njëkohësisht, rrotullojeni kokën dhe pjesën e sipërme të trupit.

Mbajeni këtë pozitë 10-15 sekonda. Ndërrojeni anën.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama