Ushtrimet e tendosjes

Ushtrimet e tendosjes
Nëse qëndroni një kohë të gjatë ulur në vendin e punës, ashtu që ju është ngarkuar shtylla kurrizore dhe supet, është e sigurt se do të ndieni dhimbje. Në këtë rast, është koha për ushtrime të tendosjes. Tri ushtrime të menduara mirë të tendosjes do t’jua kthejnë fuqinë dhe do t’ju mundësojnë qarkullim më të mirë, para së gjithash në shtyllën kurrizore dhe në supe. Këto ushtrime do të ndikojnë për të mirë në tërë muskulaturën tuaj dhe në tendosjen nervore.

Aktiviteti fizik dhe ushtrimet e rregullta u rekomandohen të gjithëve, sidomos atyre që kalojnë orë të tëra duke qëndruar në zyrë, në mënyrë që t’i shmangin dhimbjet në shpinë dhe në supe. Sikurse çdo ushtrim, edhe ushtrimet e tendosjes duhet të realizohen ashtu si duhet. Pozicioni i shpinës dhe mbajtja e linjës së gjunjëve dhe e ijëve është më i rëndësishëm sesa përsëritja më e shpeshtë e ushtrimit. Saktësisht, të gjitha ato mjaftojnë të përsëriten nga katër herë. Blijeni edhe një top mesatarisht të fryrë dhe i keni të gjitha rekuizitat e nevojshme.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama