Efikase janë edhe ushtrimet në grup, sepse përveç argëtimit të shtyjnë të japësh maksimumin. Një ushtrim tjetër tepër efikas kundër stresit është boksi, që gjithashtu ndihmon në forcimin e zemrës dhe tonifikimin e pjesës së sipërme të trupit. Ja disa udhëzime që të ushtroheni më mirë: vini gjithmonë doreza për të shmangur dëmtimin e pulsit; mos harroni se lëvizjet nuk vijnë vetëm nga krahët, por kombinohen me trupin dhe këmbët për një performancë më të mirë. Nxirrni frymën në momentin e goditjes.
Vrapi është një prej ushtrimeve klasike kundër stresit dhe është shumë i thjeshtë për t’u praktikuar, në qoftë se vishni këpucët e duhura dhe gjeni ritmin që u përshtatet nevojave tuaja. Me kalimin e kohës, duhet ta rrisni distancën ose shpejtësinë që të vazhdoni përmirësimin e rezultateve.
Kur vraponi në natyrë, efektet janë më të mëdha dhe ndikojnë pozitivisht në humorin tuaj. Kur vraponi nën shoqërinë e dikujt tjetër, përveç kënaqësisë shpirtërore, siguroni edhe zbavitjen. Në qoftë se nuk keni mundësi ose kohë për të dalë për vrap, apo të shkoni në palestër, mund të zgjidhni një mjedis brenda shtëpisë dhe të bëni ushtrime të ndryshme, duke i kombinuar me ato të zemrës dhe me pesha. Ja një shembull: 50 hedhje, 10 ulje-ngritje, 10 pompa dhe 10 muskuj barku. Përsëritini ushtrimet 5-10 herë.
Artet marciale, ecja, noti dhe të gjitha sportet në skuadër janë ilaç për të luftuar stresin, për të mbajtur trupin në formë dhe për të gëzuar shëndet të plotë.
Djersitja e madhe mund të ulë nivelin e stresit, që prodhon substancat toksike, të cilat janë të dëmshme për trurin dhe trupin. Nëse doni të jeni mirë mendërisht dhe fizikisht mjafton të ushtroheni çdo ditë dhe do të shikoni rezultatet pozitive.
Frymëmarrja e duhur largon stresin
Mirëqenia kalon edhe përmes frymëmarrjes. Stresi mund të largohet duke praktikuar edhe joga. Në fakt, trupi i njeriut është një makineri e përsosur, por në qoftë se nuk merret me ushtrime fizike, oksigjeni nuk futet ashtu siç duhet në qarkullimin sistemik dhe tru, mund të ketë pasoja, si për shembull rrezikon të humbasë kontrollin e emocioneve. Të gjithëve na ka ndodhur që të kemi një reagim të tepruar përballë një situate të caktuar: kjo gjë, në kushte normale, varet nga fluksi i gjakut dhe oksigjeni që shkon në tru, dhe duket se sasia është e pakët e tyre nxit reagime të tilla. Pra personi humbet arsyen. Prandaj për të larguar stresin, frymëmarrja është shumë e rëndësishme, madje mund të përmirësojë edhe gjendjen shpirtërore. Zakonisht kur provojmë ndjenja negative, frymëmarrja bëhet më e çrregullt, e paplotë dhe sipërfaqësore. Kur jemi në gjendje qetësie, frymëmarrja është e thellë dhe harmonike. Gjendja shpirtërore dhe frymëmarrja ndikojnë te njëra-tjetra, prandaj për t’i mbajtur nën kontroll, nuk duhet prishur ekuilibri mes të dyjave.
Në fakt, nuk ka ndonjë recetë të saktë për të kuruar këtë problem, por duke bërë ushtrime fizike, përmirësoni qarkullimin e gjakut dhe shpërndarjen e oksigjenit në të gjithë trupin. Kur praktikoni një lloj sporti, frymëmarrja duhet mësuar nga një instruktor, sepse ju ndihmon të lëvizni dhe të kontrolloni emocionet. Falë kësaj praktike artistike, që duhet theksuar se nuk është për të gjithë, mund të mësohen ushtrime të rëndësishme për frymëmarrjen, të cilat mund t’ju nevojiten edhe në jetën e përditshme. Por njësoj si me sportin, gjithmonë duhet të udhëhiqeni nga një ekspert i përgatitur.