Nëse ushtroni rregullisht së paku 15 minuta në ditë, kjo shpaguhet shumëfish dhe zgjat jetën tuaj për tre vite- thonë ekspertët. Madje edhe aktiviteti i vogël trupor është i mjaftueshëm për ta zvogëluar rrezikun nga vdekja e hershme për 14 për qind, sikurse edhe reduktimin e sëmurjes nga kanceri për 10 për qind. Çdo 15 minuta shtesë të ushtrimeve, zvogëlojnë rrezikun e vdekjes së hershme për katër për qind shtesë, sikurse edhe rrezikun për sëmurje nga kanceri për një për qind shtesë. Shkencëtarët rekomandojnë që personat e rritur të ushtrojnë së paku dy orë e gjysmë në javë, ose 30 minuta në ditë. Këto të dhëna janë fituar pas hulumtimeve në të cilat janë përfshirë 400.000 njerëz