Kroacia dhe Çekia e kanë mbyllur në barazim përballjen mes tyre. Çekët edhe pse në disavantazhin e dy golave, arritën të barazonin shifrat kjo falë dhe një 11-metërshi në minutat shtesë.
Fillimisht ishte Perisiç i cili zuri në befasi mbrojtjen kundërshtare pas një gabimi në mesfushë. Me një goditje të saktë, ai theu dhe Çeh duke dërguar topin në rrjetë.
Asgjë për t'u shënuar për ekip çek në këtë pjesë të parë. Kurse në minutat e para të pjesën e dytë (59', dyfishoi Rakitiç sërish pas një gabimi të rëndë të lojtarëve çekë.
Por, ekipi i Roziçkit ngushtoi rezultatin me anë të Skoca-s pas një goditje perfekte me kokë në minutën e 76-të.
Në fund të takimit, loja u ndërprerë për disa minuta pasi tifozët kroatë hodhën fishekë zjarre në fushë. Kjo bëri që arbitri të akordonte 9-të minuta shtesë.
Në minutën e 4-t shtesë, Clattenburg akordoi penallti pasi Domagoj Vida preku topin me dorë në zonë e rreptësisë edhe pse gjithçka ishte e dyshimtë. Necid e pati të lehtë për të dërguar topin në rrjet dhe për të barazuar kështu rezultatin.
Me këtë barazim, Kroacia shkon në kuotën e katër pikëve, ndërsa Çekia siguroi pikën e parë në Euro 2016 pas humbjes në ndeshjen e parë përballë Spanjës.