Armando Sadiku nuk i ka mbajtur emocionet pas golit historik që shënoi mbrëmjen e së dielës ndaj Rumanisë.
Sulmuesi është filmuar duke fshirë lotët në korridoret e stadiumit të Francës, ndërkohë që pranë tij shkuan për ta uruar kreu i FSHF-së dhe mbështetës të Kombëtares.
Sadiku realizoi golin e vetëm në ndeshjen Rumani-Shqipëri në minutën e 43' të pjesës së parë, duke i dhënë tri pikë shprese kuqezinjve për kalimin e grupit.
I pyetur nga gazetarët se cili ishte shkaku që ai po fshinte lotët pas ndeshjes, Sadiku tha se nuk po i kontrollonte dot emocionet e fitores ndeshjes.