UPDATE/ Shqipëria eliminohet pas tri ditësh ankthi nga "Euro 2016". Barazimi mes Hungarisë dhe Portugalisë me rezultatin 3-3, i jep fund ëndrrës së kuqezinjve për të shpresuar për kalimin në 1-8-at.
Shqipërisë i duhej një fitore e Hungarisë për të shpresuar në ndeshjet e fundit të Grupit E, pasi barazimi i Portugalisë ndaj Hungarisë e ngjit ekipin e CR7-ës në vendin e dytë. Kjo bën që Shqipëria të humbasë shanset për t'u kualifikuar si një ndër katër skuadrat më të mira të vendeve të treta.
Sllovakia, Irlanda e Veriut dhe Turqia ndodhen në vendet e treta në grupet B, C dhe D me nga tre pikë, po aq sa edhe Shqipëria, por këto ekipe i favorizon golavorazhi ndaj kuqezinjve.
Nga ana tjetër Islanda fitoi 2-1 ndeshjen ndaj Austrisë. Kjo sfidë ishte pa interes për vazhdimësinë e kuqezvinjve në finalet e Europianit.
Hungari - Portugali 3 - 3
Pjesa e parë mes Hungarisë dhe Portugalisë u mbyll me rezultatin 1-1. Fillimisht ishin portugezët që kaluan në avantazh me anë të Geras në minutën e 19´ të lojës.
Kur dukej 45´ e para do të mbylleshin në favor të hungarezëve, Nani ndëshko kundërshtarët në minutën e 42'.
Me fillimin e pjesës së dytë Hungaria kaloi sërish në avantazh 2-1 me anë të Dsudzsak në minutën e 47´. Por portugezët u kundërpërgjigjën me anë të yllit të tyre Kristiano Ronaldos. Ky i fundit barazoi shifrat në 2-2 në minutën e 50´ të takimit.
Ndeshja u karakterizua nga një lojë e hapur për të dyja skudarat. Hungarezët u shfaqën më kërkues ndaj golit dhe sërish Dzsudzask kaloi ekipin e tij në avantazh pesë minuta pas golit të futbollistit të Realit të Madridit. Ky gol ishte edhe i dyti për të në këtë sfidë.
Por portugezët nuk u ndalën me kaq. Kristiano Ronaldo shënoi dopietën e tij në këtë ndeshje duke barazuar shifrat në 3-3 në minutën e 62´.
Rezultatet e Grupit F:
Hungari - Portugali 3 - 3
Gol: Gera 19´, Dzudzsak 47´ / Nani 42´, Ronaldo 50´, 62´
Islandë - Austri 2 - 1
Gol: Boedvarson 18'/ Shopf 60´