Dy futbollistët e Kombëtares shqiptare Sokol Cikalleshi dhe Ledian Memushaj janë bërë protagonistë me golat e tyre në Turqi dhe Itali.
Cikalleshi i dha fitoren ekipit të Basksehirit në Superligën turke. Sulmuesi u aktivizua që nga minutat e para të takimit dhe shpërblimi për skuadrën e tij erdhi në përfundim të kohës së rregullt, duke shënuar golin e dytë në transfertë ndaj Eskisehirspor-it.
Ndërkaq, edhe sulmuesi Ledian Memushaj shënoi sërish për ekipin e Peskarës në Itali.
Memushaj gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 81´ për Peskarën, në kohën kur rezultati ishte 2-4 në favor të ekipit të tij Modenas. Pak ditë më parë, Peskara arriti të sigurojë edhe fazën e play-off-it për të hyrë në Serinë A.