Trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi, ka braktisur para kohe konferencën për shtyp të organizuar në qendrën e Bad Valtersdorf në Austri.
Edhe pse gazetari i "SuperSport" kërkonte të bënte pyetje të tjera rreth kuqezinjve, tekniku ka preferuar që të largohet nga salla, pasi dëgjoi se pyetja e radhës kishte të bënte përsëri me lojtarët e përjashtuar.