E pabesueshme ajo që ka ndodhur sot në Korçë. Tërbuni i vendit të fundit dhe me një këmbë në Kategorinë e Parë ka shokuar kampionët në fuqi të Skënderbeut duke i mundur në Korçë me rezultatin 2-3 në një ndeshje spektakolare. Kur pritej një fitore e thellë e korçarëve, ka ndodhur totalisht e kundërta pasi Tërbuni ka bërë surprizën dhe ka shënuar 2 herë që në pjesën e parë fillimisht me me Lalën dhe pak minuta më Jovanoviç duke shkuar në dhomat e zhveshjes me avantazhin 2-0.
Në pjesën e dytë, Josa ka luajtur gjithçka për gjithçka dhe Skënderbeu i tij ka barazuar me Salihin dhe Plakun duke krijuar idenë e një përmbysje të çmendur.
Megjithatë ka ndodhur krejtësisht e kundërta pasi në sekondat e fundit të ndeshjes, një kundërsulm i shpejt i pukianëve ka ndeshkuar në mënyrë fatale ekipin korçar. Karakaci merr një pasim në hyrje të zonës dhe pasi shmang bukur një mbrojtës del i vetëm përballë Shehit dhe godet duke realizuar golin e fitores.
2-3. Një rezultat i papritur për Skënderbeun që nuk i beson dot syve. Korçarët humbasin një mundësi të mirë për të thelluar përkohësisht diferencën me ndjeksit e Partizanit dhe nëse nesër të kuqtë fitojnë me Vllazninë, do të afrohen me 2 pikë larg. Tërbuni nga ana tjetër ngjitet në kuotën e 17 pikëve, por vazhdon të mbetet i fundit.
Kategoria Superiore, Java e 30-të
Skënderbeu - Tërbuni 2-3
Golat: Salihi 56´ pen, Plaku 83'/ Lala 27´ Jovanoviç 43´ Karakaci 90+3´
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Osmani, Arapi, Progni, Lilaj, Eskuerdinja, Latifi, Renatinjo, Xhejms Trajner: Mirel Josa:
Tërbuni: Haxho, Kule, Tasiç, Beci, Kaçaj, Karakaçi, H. Marku, Dedyn, Lala, Uilker, Jovanoviç Trajner: Viktor Gjoni