UPDATE/ Franca mposht Islandën dhe kualifikohet për në gjysmëfinale. "Gjelat" thyen modestët e Islandës me rezultatin 5-2 në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalet e "Euro 2016". Francezët dominuan lojën që në pjesën e parë (4-0)
Miqtë reaguan duke ngushtuar diferencën në pjesën e dytë me anë të Sigthorson në minutën e 56´, por Zhuru realizoi dopietën e tij duke e çuar rezultatin në 5-1.
Islandezët nuk u dorëzuan duke shënuar golin e dytë me anë të Bjarnason në minutën e 84´, por koha e mbetur nuk premtonte për përmbysje të rezultatit. Pas kësaj fitoreje Franca do të ndeshen në gjysmëfinale me Gjermaninë, e cila u kualifikuan një natë më parë pasi mundën me 11-metërsha Italinë.
Pjesa e parë
Franca e kthen në seancë stërvitore sfidën çerekfinaliste me Islandën. Fillimisht Zhiru shënoi golin e avantazhit në minutën e 12´ të pjesës së parë, ndërsa Pogba dyfishoi rezultatin pas një goditje me kokë në zonë në minutën e 20´.
Kur dukej se ky rezultat do t'i çonte skuadrat në dhomat e zhveshjes, "gjelat" shënojnë dy gola të shpejtë me anë të Pajesë dhe Grizmanit në minutën e 43´-të dhe të 45´-të.
Islandezët reaguan duke rritur disi presionin e lojës në minutat e para, por pa konkretizuar. Pesha e katër golave në pjesën e parë duket se e bën të pamundur përmbysjen e rezultatit, pasi francezët dominuan edhe me lojën në fushë.
Rezultati final:
Francë - Islandë 5 - 2
Gol: Zhiru 12´, 59´, Pogba 20'/ Paje 43´, Grizman 45´ / Sigthorson 56´, Bjarnason 84´
Oliver Giroud amazing Goal - France 1-0... by endrit-preniqi