Një futbollist argjentinas i quajtur Rodrig Espindola është qëlluar për vdekje me armë zjarri gjatë një tentative grabitjeje.
Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e tij në Buenos Aires, ku mbrojtësi 26-vjeçar që luan për ekipin Nueva Chicago në Kategorinë e Dytë, u qëllua në stomak teksa mbronte gruan dhe djalin e tij.
Pamjet dramatike të filmuara nga kamerat e sigurisë tregojnë grabitësit që hyjnë në garazhin e tij me makinë. Ndërsa futbollisti afrohet me djalin për të parë një prej personave të armatosur e qëllon. Espindola ndërroi jetë disa orë më pas në spital.