Kampionët e Botës kanë lënë pas humbjen ndaj Sllovakisë. Gjermania ka fituar miqësoren e fundit para nisjes së Kampionatit Evropian të futbollit, duke mundur me rezultatin 2-0 Hungarinë.
Në fushë, lojtarët nuk treguan Gjermaninë klasike por bënë një paraqitje të kënaqshme. Në këtë takim shënoi vetëm Muller, pasi goli i parë ishte autogol.
Ndeshja ndaj Hungarisë është parapërgaditore në prag të takimit të parë në Euro 2016 për gjermanët në Grupin C që do të jetë ajo ndaj Ukrainës, e cila do të luhet javën e ardhshme në Lilë.
Joachim Low bëri pesë ndryshime nga ekipi që humbi 3-1 ndaj Sllovakisë një javë më parë. Manuel Neuer, Mesut Ozil, Toni Kroos, Benedikt Hoëedes dhe Thomas Muller ishin në 11 e parë.