Southempton fitoi këtë të diel ndaj Mançester Sitit me rezultatin 4-2 duke marrë tri pikë mjaft të vlefshme në luftën për një vend në Europa Ligë.
Fillimisht, rrugën e rrjetës e gjeti Shane Long në minutën e 25´ të pjesës së parë, ndërsa Sadio Mane me tri golat e tij i dha fitoren ekipit.
Mediat britanike kanë publikuar një video që tregon fragmente nga momenti kur Mane merr topin si shenjë trofeu për tripletën e realizuar në këtë ndeshje.
Por ai që mendoi t'i bënte surprizë futbollistit ishte arbitri kryesor, Andre Marriner. Për një çast gjyqtari i rrëmben topin dhe futbollisti shfaqet i habitur, ndërsa më pas zyrtari i ndeshjes ai rikthen sërish topin me buzëqeshje.