UPDATE/ Islanda bën surprizën e dytë në Grupin F, pas fitores 2-0 që Hungaria mori ndaj Austrisë. Portugalia u ndal në takimin e saj të parë në finalet e "Euro 2016", duke marrë vetëm një 1 ndaj modestëve të Islandës.
Ndeshja e luajtur mbrëmjen e së martës përfundoi me shifrat 1-1. Fillimisht, portugezët kaluan në avantazh në minutën e 31 të pjesës së parë me anë të Nanit.
Një top i krosuar në zonë nga krahu i majtë për Nanin, u dërgua në rrjetë fare pranë portierit kundërshtar.
Minutat e para të takimit u dominua nga portugezët. Ronaldo u shfaq disa herë rrezikshëm para portës kundërshtare, por pa mundur të gjente rrugën e rrjetës.
Goli i barazimit për Islandën u realizua nga Bjarnason në minutën e 55´ të pjësës së dytë.
Ronaldo pati një mundësi të artë për të kaluar skuadrën e tij në avantazh në minutën e 85-të. Ylli i Realit të Madridit mori një top të lartë në qendër të zonës së Islandës, por goditja e tij me kokë u ndal nga portieri kundërshtar.
Rezultati final:
Portugali - Islandë 1 - 1
Gol: Nani 31'/ Bjarnason 50´
Goli i barazimit nga Bjarnason: