Juventusi fitoi ndaj Fiorentinës me rezultatin 1-2 në transfertë duke thelluar diferencën e pikëve me ndjekësit e Napolit në +12. Bardhezinjtë kaluan të parët në avantazh me anë të Mario Mandzukiç në minutën e 39´.
Goli i vendasve erdhi në minutën e 81´ të lojës, ndërsa Morata dyfishoi shifrat për skuadrën e Alegrit dy minuta më pas.
Kur dukej se ndeshja ishte mbyllur Fiorentina fitoi një 11-metërsh që u ekzekutua nga Kaliniç, por Bufon nuk fali golin e barazimit.
Aktualisht, Juventus ndodhet në krye të Serisë A me 85 pikë dhe një hap fals i Napolit nesër ndaj Romës do të bënte që bardhezinjtë të festonin tri javë para titullin kampion.
Në këtë ndeshje nuk munguan edhe polemikat. Si Juventusit ashtu edhe Fiorentinës Iu anuluan nga një gol në pjesën e parë. Për këto episode, shtypi italian ka 'kryqëzyar' arbitrimin e ndeshjes.