Kombëtarja shqiptare e futbollit është larguar nga qendra stërvitore e Bad Valtersdorf në Austri, ku ka qëndruar për 10 ditë më radhe.
Kuqezinjtë kanë udhëtuar me çarter drejt Milanos, e më pas drejt Bergamos, ku nesër përballen me Ukrainën në testin e fundit miqësor para nisjes drejt Francës.