Ditën e djeshme mbërriti në aeroportin e Rinasit Kombëtarja shqiptare e futbollit. Pritja nisi që në orën 15:30 dhe vazhdoi deri në orën 19:00 në sheshin "Nënë Tereza".
Mirëpo, kjo video e publikuar nga Ministria e Brendshme tregon se sa pak njerëz u mblodhën dje në shesh për kuqezinjtë.
Kuqezinjtë u pritën dje në një ceremoni shtetërore, duke takuar disa nga krerët e shtetit. Fillimisht ata morën "Çelësin e Qytetit" nga kryebashkiaku Erion Veliaj, ndërsa më pas u pajisën edhe me pasaporta diplomatike nga qeveria shqiptare.
Pas një takimi zyrtar në ambientet e kryeministrisë dje pasdite, futbollistët dhe stafi i Kombëtares iu drejtuan sheshit "Nënë Tereza" për festimet e organizuar enkas për ta.
Më pas, kuqezinjtë u thirrën në një darkë zyrtare nga Kryeministri Edi Rama.