Televizioni i njohur zviceran, "SRF" ka realizuar një dokumentar për Kombëtaren shqiptare që për herë të parë u kualifikua në një Kampionat Evropian. Në një video të publikuar prej pesë minutash, në fillim është kapiteni Lorik Cana, duke treguar se kualifikimi ka qenë endrra e tij e madhe."Gjuha jonë është gjuhë e shqiponjës", ndersa më pas protagonist janë edhe trajneri Gianni De Biasi dhe sulmuesi Sokol Cikalleshi, raporton albinfo.ch. Më pas shfaqet rruga e vështirë e Shqipërisë për t'u kualifikuar, si fitorja e parë ndaj Portugalisë 1:0 si mysafir dhe ajo e fundit ndaj Armenisë 3:0.
"E kam pasur ëndërr që të kualifikohem në Evropian. Kam pritur 13 fillimi deri në fund" thotë ai. Në fund flitet edhe për ndeshjet në Evropian, ndaj Zvicrës, Francës dhe Rumanisë, ku Shqipëria nuk udhëton me flamur të bardhë.