Armando Sadiku është kthyer në një heroi të vërtetë për tifozët e Vaduzit, teksa ka shënuar dy gola ditën e sotme duke i dhënë tri pikë skuadrës së tij dhe duke e ngjitur atë me dy pozicione nga fundi i tabelës.
Sulmuesi kuqezi, ka shënuar fillimisht me 11-metërsh duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij që në minutën e 31-të ndaj Sionit.
Më pas në pjesën e dytë, Sadiku ka shënuar edhe golin e dytë pas një asisti të marrë nga Kostanco. Tashmë Vaduz gjendet në vendin e 8-të me 32 pikë.