VIDEO/ Shvarcenbek Ju tregoj sekretet e golit kunder Atletikos 1974

VIDEO/ Shvarcenbek: Ju tregoj sekretet e golit kundër Atletikos 1974

Nga GEORG SHVARCENBEK

Jam habitur nga telefonatat e shumta pasi i ra Bajernit në short Atletiko Madridi. Unë e tregoj me kënaqësi gjithmonë natën e finales së majit 1974 kur barazova 1-1 në minutën e 120-të dhe i dhashë shansin Bajernit të përsëriste finalen dhe fitonte 4-0. GEORG SHVARCENBEKNuk kam për ta harruar kurrë në jetë atë mbrëmje. Goli do mbetet i përjetshëm si për mua dhe klubin, jo vetëm se i dhashë shansin Bajernit të fitonte trofeun e parë, por edhe ngaqë shënoi një mbrojtës.

E mbaj mend me saktësi, ishte vërtet një duel i luftuar. Si atëherë, edhe tani spanjollët janë futbollistë cilësorë. Ndeshja e parë ishte shumë e fortë, ndërsa në të dytën e patëm më të thjeshtë. Ishim të përqendruar në maksimum, aq sa për minutat na njoftonte trajneri. Ne nuk shihnim kurrë orën.

Bekenbauer më dha asist

Ndoshta kishin mbetur ende 2 minuta kur Sep Maier dhe shumica ishte në gjysmëfushën e Atletikos.

Sfera zotërohej nga FrancBekenbauer dhe më pas ma lëshoi mua. Aty më erdhi ideja për ta gjuajtur dhe këtë gjë bëra. Për fat, topi shkoi në rrjetë. Jam pyetur shumë se çfarë më erdhi ndër mend në atë moment. Të jem i sinqertë, nuk e di. Në atë moment nuk mendon asgjë.

Isha i drejtuar nga instinkti. Ti luan për të shënuar dhe në një gjuajtje të vetme sheh se topi është brenda. Më duhej kohë që të mblidhja mendjen dhe të kuptoja se sa i rëndësishëm ishte ai gol. Atë ndjenjë duhet ta përjetosh që ta kuptosh.

Gjyqtari vërshëlleu direkt

Direkt sa barazova, gjyqtari mbylli takimin. Me të drejtë, pasi ashtu ishte shkruar të dilte ajo finale. Shkoi në formën më ideale. Ishte një finale Championsi që do më mbetet në mendje dhe do shkruhet në historinë e futbollit.

Kam dëgjuar se portieri spanjoll i kishte hequr dorashkat duke e konsideruar finalen si të fituar, por të jem i sinqertë nuk më kujtohet ai moment. Dhe nëse e ka bërë këtë gjë, ka qenë gabimi i tij. Por, gjithsesi, nuk do t'i vinin në ndihmë, pasi gjuajtja ime ishte aq e fortë dhe precize, saqë s'kishte shans të grushtohej.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama