Ekipi i Skënderbeut fitoi titullin e gjashtë radhazi duke mundur Flamurtarin me rezultatin 0-2 në transfertë.
Pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit kryesor, Enea Jorgji, futbollistët dhe tifozët festuan marrjen e trofeut të shtatë në historinë e klubit.
I pari që u fut në fushë ishte trajneri Mirej Josa, i cili takoi futbollistët nga afër. Këta të fundit u mblodhën duke e ngritur trajnerin në peshë. Më pas, ekipi iu drejtua tifozëve që ishin të pranishëm në stadiumin "Flamurtari" të Vlorës.
Në fushë shihet edhe presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, duke shkuar tek pjesa e tifozërisë korçare. Ashtu siç ndodhi me trajnerin Josa, futbollistët ngritën ne peshë edhe presidentin e tyre në shenjë gëzimi.
Kjo atmosferë u zhvendos në dhomat e zhveshjes, ndërsa ngritja e trofeut do të bëhet nesër në Korçë rreth orës 20:00.