VIDEO/ Tifozi i prish intervisten Rames ja cfare veprimi ben pas tij

VIDEO/ Tifozi i prish intervistën Ramës, ja çfarë veprimi bën pas tij

Kryeministri, Edi Rama në fund të ndeshjes ndaj Zvicrës shprehet i zhgënjyer për rezultatin. Ai është i mendimit se barazimi do të ishte rezultati më i drejtë për atë që lojtarët dhanë në fushë.rama3-1"Ishte nga ato rastet kur thua gjynah, sepse nuk mund të dilte pa një pikë Shqipëria në këtë ndeshje të jashtëzakonshme. Futbolli ky është, në fund ka rëndësi çfarë mbetet. Çunat meritojnë respekt sepse me 10 veta bënë një ndeshje fantastike nga shpirti dhe mundësia për të përballuar një ekip si Zvicra", u shpreh Rama.

Në një prononcim për "Super Sport" nga Franca, kreu i qeverisë shqiptare më tej tha se, "dukej sikur luanim në shtëpinë tonë", nga atmosfera e krijuar nga tifozët e pranishëm në stadium.

"Fakti që jemi këtu, është vetë rezultati. Pas një ndeshjeje si kjo thua pse nuk morën një rezultat të mirë. Nuk duhet humbur besimi çfarëdo që të bëjnë ata janë heronjtë tanë. Nuk duhet t'i lëshojmë për asnjë moment kur e sheh nga jashtë është e kollajshme të humbës ato raste të dalësh me karton të kuq apo që arbitri të mos japë 11-metërsh", përfundon Rama.

Intervistën e Ramës në përfundim të ndeshjes e prishi një tifoz që me sa duket bindjet e tij politike nuk ishin të ngjashme me ato të kryeministrit. Tifozi shqiptar ngriti pas shpinës së tij dy gishtat, veprim të cilin e përsëriti dy herë.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama