Skuadra e Partizanit është emocionuar nga surpriza që "Ultras Guerrils" i kanë bërë mbrëmjen e djeshme. Tifozët e të kuqve kanë shkuar poshtë hotelit ku ekipi ishte akomoduar në Pogradec duke kënduar në shënje suporti për ndeshjen e sotme që do të zhvillojnë ndaj Skënderbeut.
Futbollistët janë emocionuar nga kjo surprizë dhe nuk kanë hezituar ta shpërndajnë në rrjetet sociale, duke e vlerësuar tepër të bukur.
"kjo ishte surpriza me e bukur qe mund te mari 1 futbollist , ne oren 1 te mengjesit tifozat me te mir ne bote te zgjojn nga gjumi me kengen me te bukur ne bote.. Ne jemi legjenda.. Fk Partizani.." - shkruan mesfushori Idriz Batha në profilin e tij në "Facebook".