Edhe nese nuk na e mban xhepi te porositim nje fustan neper ateliete e stilisteve me me emer te globit, atehere mund te mundohemi t’i kopjojme. Ne internet ofrohen me qindra sajte qe na ndihmojne t’i imitojme, sigurisht pa harxhuar shume dhe per me teper te ngelemi te kenaqur.
Aktualisht ka shume faqe interneti ku mund te vishesh dhe te arredosh shtepine si yjet e famshem te Hollivudit. Ne faqen e internetit like.com, mjafton te klikosh mbi foton e yjeve per te gjetur veshje, çanta dhe kepuce shume te ngjashme me ato qe veshin aktoret e kengetaret me te famshem, por me çmim shume here me te lire. Po ashtu, edhe per arredimin. Mjafton te vendosesh mausin mbi divanin apo kolltuket e nje VIP-i per te gjetur menjehere sinonimin e tij. Kjo eshte merite e nje programi qe njeh dhe krahason format e ngjyrat. E kishit menduar ndonjehere se nje dite do te kishit mundesi te visheshit si VIP-at.
Padyshim jo, duke pare fustanet "Prada" te Xhenifer Lopezit, çantat "D&G" te Viktoria Bekamit apo syzet e Paris Hiltonit. Veshje me prerje te paimagjinueshme, kepuce, çanta dhe bizhuteri marramendese. Nga faqet e revistave me te famshme, Nikol Kidman, Katerin Zeta-Xhons dhe Viktoria Bekam duket sikur kerkojne te thone "me vjen keq, por ky stil eshte vetem per mua dhe keto veshje nuk mund t‘i bleje njeri". Por tani kjo nuk mund te ndodhe me, secili nga ne nuk mund te kete mundesine per t‘i imituar.
Keshtu, me nje program te prezantuar pak dite me pare nga shoqeria amerikane "Riya", eshte e lehte te gjesh "binjakun" e veshjeve te perdorura nga Viktoria Bekam, Paris Hilton apo Xhenifer Lopez. Sajti like.com funksionon fale nje teknologjie te larte dhe krahason formen, ngjyren e materialin e objektit te deshiruar ne fotografine e nje VIP-i per te nxjerre ne me pak se 20 sekonda nje liste produktesh analoge, me çmimet dhe adresen ku mund te blihen.
Kerkimi mund te behet permes objekteve ose personazheve. Keshtu, nese po mendon te zgjedhesh nje ore te bukur, mjafton te shohesh neper faqet e sajtit sikur te ishin vitrinat e dyqaneve per te zgjedhur ate te duhuren. Por, nese dikush kerkon te perdore veshjet seksi si ato te Paris Hiltonit apo klasike si ato te Xhenifer Aniston, duhet te veprojne ne kete menyre. Mjafton te seleksionosh foton e "star"-it dhe te klikosh mbi ato qe ajo ka veshur. Keshtu, mund te blesh pa frike kremin e perdorur nga Sharon Stone apo parfumin e Nikol Kidmanit. Por, nese buxheti per te shpenzuar nuk eshte si i ai i aktoreve supermiliardere hollivudiane apo ai i trashegimtareve amerikane, like.com ka menduar veçanerisht per ne.
"Ajo qe duam te ofrojme ka te beje me produktet qe mund t‘i blejne te gjithe, jo ato qe mund t‘ia lejojne vetes vetem disa", nenvizon administratori i deleguar i "Riya", Munjal Shaj. "Kush mund t‘ia lejoje vetes nje pale çizme qe kushtojne 3000 dollare? Kjo eshte edhe arsyeja qe ne kemi menduar qe t‘u ofrojme njerezve nje mundesi me shume per t‘u veshur sipas asaj qe ata pelqejne", nenvizon me tej ai. Fale teknologjise se perparuar dhe programimit ne menyre te tille, sajti i ri arrin te gjeje nje pale çizme si ato qe mban veshur Nikol Riçi, por jo me ate çmim. Like.com perdite te ofron mijera objekte online dhe perveç çantave, kepuceve bizhuterive e oreve, tashme ka hedhur ne dyqanet e saj virtuale edhe veshje dhe produkte per shtepi.
"Ne fillim programi arrinte te njihte dhe te krahasonte vetem aksesoret si çantat, bizhuterite, syzet dhe vathet, ndersa tani arrin qe te dalloje edhe veshjet, edhe objektet e arredimit te shtepise", tregon Shaj. Ne te vertete, aty mund te gjesh gjithçka dhe me çmime jo te kripura. Ne harkun kohor te pak koheve, sajti eshte vizituar nga nje numer jashtezakonisht i madh njerezish dhe kjo per drejtuesit e kompanise eshte me te vertete nje arritje e rendesishme. "E arritem objektivin tone. Sajti eshte vizituar nga nje numer jashtezakonisht i madh njerezish, ndersa blerjet kane qene rekord. Ne kohen kur sot ekzistojne dhjetera sajte interneti qe ofrojne sherbime te ndryshme, eshte e veshtire te çash ne treg, por ne ia arritem vertet qellimin", tregon presidenti i kompanise, Riçard Xhonson.
Ne te vertete, jane me shume se 30 miliarde artikuj te shitur permes internetit me nje xhiro prej 32 miliarde dollaresh vetem ne Amerike per pak muaj. Ne fakt, ne like.com piku arrihet zakonisht ne ditet e festave. Sipas parashikimeve, kete vit konsumatoret duhet te shpenzojne online 12 miliarde dollare gjate festave. Plot 18 milione persona do te bejne blerje per miqte dhe familjaret nga kompjuteri i zyres gjate orarit te punes dhe 70 per qind e tyre jane mes moshes 20 dhe 35 vjeç, mosha kryesore e atyre qe blejne online. "eshte me e lehte te blesh diçka me ane te fotografive. Kur e sheh qe diçka te pelqen je e vendosur dhe e blen menjehere. Per mua ky sajt ofron gjithçka qe duhet", tregon Ami Adams, nje fanse e çmendur e Xhenifer Lopez.
"Gjithmone me ka pelqyer menyra se si ajo vishet dhe kur e mora vesh per nje sajt te tille jam gezuar jashte mase. Qe diten e pare qe sherbimet ishin te disponueshme hyra menjehere ne internet dhe kam blere çizme, çante dhe nje fustan ngjyre floriri qe e kam pasur gjithmone fiksim. Te gjitha keto nuk me kushtuan as 1000 dollare, nderkohe qe mund te kushtonin 5000 apo me shume", perfundon ajo. Edhe Xhen Enkles e çmendur pas Keti Holms tregon keshtu: "Qekur pashe fotot e Keti Holms te shkrepur pak ore pas dasmes se saj ne Itali, e kuptova se vathet me gure te kuq diamanti ishin me te vertete te magjishem.
Doja t‘i blija me çdo kusht. Ata origjinalet ishin ‘Armani’ dhe kushtonin 1500 dollare, ndersa me nje klikim te thjeshte pashe se te like.com nje pale te tille kushtonin 289 dollare. E pra, tashme tani te gjithe kemi mundesi te vishemi si VIP-at, si ata qe adhurojme. Sigurisht me me pak para, por me te njejtin sharm, sepse nese nje fustan nuk eshte ‘Armani’, por e ka dizajnin identik si ai, njelloj mund te duket. Te pakten edhe nese jo, eshte nje ngushellim goxha i madh".