Tirana dhe Skënderbeu luajnë sonte në ndeshjen përmbyllëse të Javës së 35-të të Kategorisë Superiore (ora 19:30). Ndeshja ka një rëndësi të veçantë jo vetëm për historikun e dy ekipeve, por edhe për pozicionet që ato mbajnë në tabelën e klasifikimit.
Përveç tifozerive të të dyja skuadrave, në tribunën VIP të stadiumit 'Selman Stërmasi' u shfaqën edhe personazhe nga bota e sportit dhe ajo e politikës.
Në kohën e fillimit të ndeshjes, kamerat kapën për disa çaste figurën e trajnerit të Kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani De Biazit në praninë edhe të vëllait të kryeministrit, Olsi Rama.
Dy personazhe të tjerë në këtë takim ishin edhe presidentët Refik Halili nga bardheblutë dhe Ardian Takaj i Skënderbeut.
Një tjetër personazh nga bota e politikës në stadium ishte edhe deputeti i Partisë Demokratike, Ridvan Bode.