Kalendari ka rezervuar një sfidë mjaft interesante në kampionatin zvicerian, Vaduz-Bazel, dy skuadra ku luajnë edhe disa nga futbollistët e Kombëtares shqiptare. Për Bazelin që është edhe kryesues i kampionatit, startuan nga minuta e parë Xhaka e Aliji, ndërsa Sadiku startonte nga fillimi për vendasit dhe Avdiaj u hodh në fushë në pjesën e dytë.
Ndeshja deri në fund nuk pati gola, dhe Vaduzi merr një pikë me vlerë duke patur parasysh kundërshtarin që kishte përballë dhe ka shumë shanse për të qëndruar mes më të mirave pasi Lugano është vetëm 1 pikë më shumë.