Simptomat
Dhimbje e kraharorit kryesisht ne pjesen e majte te tij. Perhapje e dhimbjes ne krahun e majte. Dhimbja mund te perhapet gjithashtu dhe ne dore, vesh ose ne krahun e djathte dhe gjithashtu ne stomak. Veshtiresi ne frymemarrje me ose pa dhimbje si dhe marrje mendjeje ose te fiket e shoqeruar me dhimbje. Nese ndjeni dhimbje te vazhdueshme te kraharorit apo nese ndonje nga simptomat e mesiperme ndodhin papritur, mund te jete shfaqur kjo semundje. Nese ju keni dyshime per atakun ne zemer, duhet te pini menjehere nje aspirine, pasi ajo do t’u qetesoje pak dhimbjen deri ne mberritjen ne spital, por pa ju kapur paniku, pasi kjo do te mund te perkeqesonte gjendjen tuaj.
Kurimi
Ne fillim pihet nje aspirine, tablete 300 mg, nese nuk eshte pire me perpara nga vete pacienti. Aspirina ndalon pllakezat e gjakut (qeliza te vogla te gjakut) te ngjiten me njera-tjetren ne tromboze. Mjekimi per shperndarjen e trombozes eshte forma e pare e rekomandueshme nga mjeku, e futur drejtperdrejt ne venen e krahut. Nje forme tjeter kurimi eshte edhe perhapja e menjehershme e venave te fshehura, duke perdorur aerostat (balone), e cila kryhet tek ata paciente qe kane tension te ulet te gjakut. Identifikimi i shpejte i semundjes ben te mundur kurimin me te shpejt dhe me me shume rezultat.
Mjekimet e mevonshme
Aspirine
Aspirina rekomandohet tek te gjithe pacientet, perveç atyre konsumimi i te cileve u shkakton efekte te renda anesore. Ajo ben te mundur hollimin e gjakut dhe parandalimin e perparimit te semundjes. Pacientet duhet te pine aspirinen gjate gjithe jetes se tyre.
Kalciumi
Bllokuesit e kalciumit ulin tensionin e muskujve te gjakut ne arterie, duke i shperndare dhe mundesojne ne kete menyre nje rrjedhje me te madhe te gjakut. Kalciumi gjithashtu qeteson muskujt e zemres dhe pakeson nevojen per oksigjen.
Pasojat fizike
Nese jeni prekur nga semundje e atakut ne zemer, nje plage (scar) do te zhvillohet ne muskujt e zemres dhe kjo pjese e muskulit nuk do te kryeje funksionin e duhur, pra do te funksionoje jo mire. Nje pjese e mire muskulit bashkues indesh dhe mekanizmi pompues humbet. Ky demtim i zemres shkakton humbjen e aftesive fizike tek pacienti. Ndjesia e te qenit gjithmone i lodhur dhe i pergjumur eshte gjithashtu nje pasoje.
Pasojat psikike
Depresioni eshte nje nga pasojat me te renda qe i shkaktohen nje njeriu pasi ai eshte prekur nga kjo tromboze, me ndjesine e te qenit te lodhur psikologjikisht. Shume njerez tremben se mund te kene nje rikthim te semundjes, gje qe ndikon ndjeshem me gjendjen e tyre shpirterore.
Keshilla
1-Beni 20 minuta ushtrime fizike, tri here ne jave
2-Beni nje shetitje me biçiklete, do te ndihmoje ne ndalimin e ngritjes se nivelit te kolesterolit dhe pakesimin e rrezikut kardiovaskular.
3- Ndiqni nje diete te shendetshme.
4- Hani vetem peshk ose pule dhe evitoni konsumimin e mishit te kuq.
5-I gjithe ushqimi duhet te piqet dhe asnje lloj ushqimi nuk duhet te skuqet.
6- Perdorni sa me shume zarzavate dhe fruta ne gatimet tuaja.
Gjysme ore seks ne te mire te zemres
Ka rezultuar e sakte shprehja e paraardhesve se “nuk ka diete me te mire se sa seksi”. Ushtrimi fizik 30 minuta ne dite 5 here ne jave eshte kunderpergjigjja me e mire per shqetesime kardiake ne pergjithesi. Mesazhi u dergohet ne pergjithesi njerezve qe jane mbi 50 vjeç, qe per shkak te moshes dhe peshes nuk i “kane mire punet” me zemren e tyre. Studimi ka treguar se raporti seksual eshte nje nga shume aktivitetet qe sherben per te vene larg zemren nga semundjet dhe ataku, duke qene se 20% e goditjeve ne zemer ndodh tek personat qe nuk kane nje jete seksuale shume ritmike. Sigurisht per t’i ardhur ne ndihme kesaj menyre shume te kenaqshme per t’u ruajtur nga kjo dobesi, duhet nje diete shume e mire, kujdes per veten dhe mbi te gjitha ushtrime fizike.
Vaji i ullirit parandalon atakun ne zemer
Nje stil mesdhetar i dietes se larte te vajit te ullirit dhe ushqime te tjera vajore eshte dieta klasike per me se 8 milione amerikane qe kane vuajtur nga ataku ne zemer dhe kerkojne te evitojne perseritjen e tij. Njerezit ne çfaredo diete kane rrezik me te larte per te pasur nje atak te dyte ne zemer, nje goditje, apo probleme te tjera me zemren krahasuar me persona te tjere qe hane ne menyre te zakonshme. Mjeket jane shprehur se zgjidhja me e mire per te parandaluar nje tjeter problem me zemren eshte konsumimi sa me i tepert i ushqimeve qe shoqerohen me vaj ulliri. “Duhet te ndjekim shembullin e mesdhetareve qe konsumojne 40% kalori ne dite, kjo do ta ulte numrin e te semureve me zemer”, eshte ka perfunduar studiuesi Eric Melean.