Merkato e nxehtë edhe për Armando Vajushin. Sulmuesi që u huazua nga Kievo drejt Livornos, me sa duket nuk do të jetë më pjesë e këtyre klubeve.
Mediat italiane shkruajnë se tre klube nga Seria B kanë shfaqur interes për të.
"Spezia dhe Brescia kënë shfaqur interes ndaj tij, ndërsa Ternana qëndron pas tyre",-shkruan portali i njohur për transferimin e futbollistëve, "Tuttomercatoweb".
Në karrierën e tij, Vajushi ka luajtur edhe për Vllazninë në Kategorinë Superiore.