“Lejojani fëmijës tuaj të shkruar porosi gjatë darkës, lejojani që të shkruaj porosi në shkollë sepse kjo sigurisht shpaguhet”, ka deklaruar e lumtura Kate e cila së bashku me trofeun, ka marrë edhe shpërblimin prej 50.000 dollarëve amerikanë si dhe një telefon celular. Edhe pse telefonin e parë e ka marrë para tetë muajsh, Kate Moore ka shkruar deri në 14.000 porosi për muaj, dhe atë me shpejtësi aq të madhe sa që pa ndonjë problem i ka mundur 20 finalistët tjerë të kësaj gare. Kate Moore gjatë tetë muajve të fundit, pos obligimeve ditore, ka shkruar në mesatare 400 deri në 700 porosi çdo ditë. Pos kësaj, rregullisht ka shkuar në shkollë dhe pa problem e ka përfunduar me sukses.