Vargje satanike per socializmin

Vargje satanike per socializmin
Një grup muzikantësh britanikë ishin kuriozë të vizitonin Shqipërinë nën diktaturën e Enver Hoxhës. “Attila” ishte ky grup anëtarët e të cilit, mund të jenë ndoshta të parët pankë që do të vizitonin “kopshtin shkëmbor buzë Adriatikut” deri në vitet ’80. Ndërsa sot, 23 vjet më vonë, John Baine-i, vokali i “Attila”-s, i bën homazh atij udhëtimi në Tiranë, me sendet që ka ruajtur nga ai kalim, disa fotografi dhe poezi të botuara në “Tirana Thrash” për Shqipërinë. E në mesin e tyre, në ish magazinat e Trenit, ai mbajti një koncert të shkurtër, në shoqërinë e instrumentistëve Ilir Kryekurti dhe Angjelin Toma.

John Baine me emër arti Attila The Strike Ai është rikthyer të tregoj jo vetëm çfarë ka parë, por dhe të shikoj se çfarë ka ndodhur në Shqipërinë pas-komuniste. Pavarësisht se atëherë kishin ardhur si tifozë të thjeshtë të cilin i kishte sjell revista mujore e futbollit “Ëhen Saturday Comes” (ËSC) sepse kombëtarja e tyre do të luante kundër Tiranës dhe se e dinin se nuk lejohej kjo lloj rryme, ai së bashku me grupin muzikor“Attila” performuan muzikë në ambientet e hotel Dajtit. Ata luajtën pjesë instrumentale të Beatles-ve, luajtën Blitzkrieg Bop të grupit amerikan, The Ramones e pjesë të Dreëett-it dhe Johni recitoi poezi të vetat. Ndërsa për tekstet e këngëve ata janë ndikuar nga skeçet post-moderne të Monty Python-it, dhe nga poetët “ulëritës” që jepnin shfaqje me grupet punk rock si Adrian Mitchell. Për më tepër zhvilluam dhe një intervistë me artistin John Baine.

Kishit dëgjuar më parë Shqipërinë?

Jetoja në Brighton të Londrës në 1973-it, kur njerku im më tha se minatorët në Britani po mbajnë vendin peng, sepse kishin dal në grevë për shkak se u kishin ulur ditët e punës, për këtë ata kishin bllokuar termocentralet dhe kishin ndërprerë dritat. Kujtoj se pas kësaj bëra një debat  më të dhe shkova në librarin e punëtorëve, aty pash disa libra për Leninin, Stalinin, Marksin dhe një libër për Enver Hoxhën e Shqipërinë. Kur shkova në shtëpi e pash në hartë dhe lexova për luftën e saj ndaj fashizmit. Më pas gjeta dhe frekuencën e Radio-Tiranës, të cilën e dëgjoja sepse fliste për traktorët.

Si u gjendët në 1989-ën në Shqipëri?

Kam ardhur si tifoz futbolli  në Shqipëri në 6 mars dhe kam ndenjur vetëm pesë ditë, për të ndjekur ndeshjet e ekipeve të Anglisë me një nga vendet më të izoluara të Evropës. Më shumë se futbolli, mua së bashku me grupin më solli kurioziteti. Isha vetëm 31 vjeç atëherë dhe isha i gatshëm për të udhëtuar e për të parë Shqipërinë.

Momenti i mbërritjes në Shqipëri?

Së bashku me organizuesit mbërritëm në pesë të mëngjesit, rreth dymbëdhjetë orë me vonesë në Hot. Shkuam në Shkodër, ku pas dreke pamë ndeshjen e skuadrës së shpresës bashkë me një grup anglezësh. Në dark mbërritëm tek pesëmbëdhjetë katëshi Hotel Tirana, aty ishin ekipet,tifozët dhe gazetarët. Të gjithë tifozëve u bënin përshtypje qerret dhe bunkerët. Të gjithë habiteshin kur shihnim se në bulevardin e kryeqytetit të Tiranës nuk kishte pothuajse asnjë makinë. Dhe ushqimet nuk ishin cilësore, sidomos birra. Më pas shkuam tek hotel Dajti, orkestra e tavernës ishte e lodhur nga dita, por pavarësisht se në e dinim se roku dënohej në Shqipëri si dekadencë borgjeze dhe se shqiptarët s’duhet ta dëgjonin atë muzikë. Dikush i thotë kitaristit shqiptar të luanim diçka më ritmike. Kitaristi shkon tek orkestra dhe fillon, luajtëm një pjesë instrumentale të Beatles-ve. Më vonë grupi së bashku me udhëheqësit e bandës luajti, Blitzkrieg Bop të grupit amerikan dhe The Ramones e pjesë të Dreëett-it. Recituam poezi tonat për futbollin. Ajo që për shqiptarët provohej me drojë për ne ishte rroku më elementar. Pas ndeshjes, ikëm nga Shqipëria me avion.

Për këngët kushtuar Enver Hoxhës nga u frymëzuat?

E ke parasysh realizmin socialist? Unë bëj surrealizëm socialist sepse për mua ekziston vetëm  drapër dhe biçikleta apo drapri dhe peshku.  Këngën për Enverin e bëra kur duke gjuajtur peshk, mendova “po sikur Enveri të kishte një peshk shojzë me emrin Tristan.” Kënga tjetër kushtuar Shqipërisë, Holidays in Albania, (Nuk do t’i bëj pushimet në Costa del Sol, do t’i bëj pushimet vetëm në Vlorë…), ishte satirë mbi Holidays in Cambodia nga grupi Dead Kennedys. Në kohën e këtyre poezive u krijua dhe TiranaThrash.
Revista Tirana “Thrash” çfarë përmbante?

“Attila” krijoi fletushkën vjetore Tirana Thrash, revistë për poezinë “ulëritëse” me orientim shqiptar. Numri i parë në kopertinë kishte një partizan me pushkë nën sfondin e shqiponjës dykrenore dhe me simbolin e yllit, numri dytë i saj ishte një çift që përshëndet aparatin e radios me foton e shokut Enver në sfond dhe tre shënime në mur për të kujtuar. Numri i tret fliste për vdekjen e shokut Enver dhe kishte poezi nga poetët “ulëritës” anglezë, dhe shqiptar si:Dritëro Agolli e Faslli Canaj.

Pse këndoni rrymën Punk?

Sepse punk-u, të lejon të ironizosh,  “tallesh” dhe protestosh ndaj çdo pakënaqësie. Punk-u hedh poshtë kompanitë e mëdha, pozitën, veshjet dhe qethjet e rregullta. Sidomos sepse në Angli përkrahte protestat e sindikatave ndaj qeverive konservatore.

Cila është lidhja e kësaj muzike me poezinë ?

Frymëzues për mua  është poeti Anglez, Adrian Mitchell, që thoshte: “Shumica e njerëzve s’ia var poezisë, sepse poezia s’ia var shumicës së njerëzve”. Për këtë unë e cilësoj vetën poet bërtitës (ranting poets), sepse poezitë i quaj si shfryrje, për këtë i përdor dhe si tekste që për muzikën time ‘70-‘80. Kujtoj se në këngët e tyre të kënduara në Shqipëri ka influencuar dhe përdorimi i gjuhës diktatorit të Enver Hoxhës, nëpërmjet saj unë gjeja forcën që më mënyrë satirike të ironizoj vetë personin apo ngjarjen që mund të shkoja. Prandaj mendoj se poetët ulëritës japin shfaqje me grupet punk rock.

Cilin nga objektet ke më përemër?

Bluza e futbollin në të cilën shkruhet shqip “Tifozë futbolli Britanik Shqiptar u dërgojmë shokëve tanë shqiptarë përshëndetje vëllazërore, me rastin e takimi të parë midis dy kombeve tona” është objekti që kam më përemër. Sepse të tjerat janë materiale nga revista Trash, disa fotografi në stadiumin Dinamo gjatë ndeshjes dhe poezitë e poetëve shqiptarë që janë botuar në anglisht.

Attila ka një kuptim specifik?

Ky është emri artistik. Sepse unë përveçse  këndoj  muzikën punk, jam dhe poet e tifoz i çmendur për futbollin, normalisht këto të shoqëruara me ndonjë birrë. Pseudonimin ma ka ngjitur një agjent burse ku kam punuar për pak kohë, ai i thoshte“Ti je kaba si Attila!

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama