Varka e Noas ka frymëzuar shumë shkrimtarë e regjisorë hollivudianë, por asnjëherë kjo varkë nuk është shndërruar në realitet në përmasa të mëdha…të paktën deri më tani. Holandezi Johan Huibers vendosi të “realizojë” profecinë duke ndërtuar varkën e stërmadhe ( edhe pse është sa 1/5 e varkës së Noas së përshkruar në Bibël) në Schagen, për të futur kafshë të ndryshme, por jo për t’i shpëtuar ato nga mbytja e madhe, por për ta shndërruar varkën e tij në një muze zoologjik të hapur për turistë, e pse jo, sic thotë ai, edhe religjoz.
Johan thotë se është frymëzuar për të ndërtuar këtë varkë nga një ëndërr që kishte parë 30 vjet më herët.